Koronavirusi në Itali/ Përhapja po ngadalësohet, pas Pashkëve mund të lehtësohen masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ka një ngadalësim. Po shohim një rrafshim të kurbës, nuk ka ende shenja të rënies por është më mirë. Masat e rëndësishme që janë ndërmarrë, janë duke treguar efektet e tyre”. Kështu është shprehur kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Bruzaferro, në një intervistë për gazetën ”La Repubblica”.

“Do të vazhdojmë me këto masa deri për Pashkë, pastaj do të analizojmë të dhënat, për të vendosur se si do të vazhdojmë më tej. Nuk mund të jem më i saktë se kaq, pasi për të tilla çështje nuk mund të japësh një përgjigje të prerë. Gjithsesi, vendimi përfundimtar nuk më takon mua”- thekson Brusaferro.

Ai shton më tej se duhet të vëzhgohet për disa ditë rrjesht rritja ditore e rasteve të reja me koronavirus, dhe nëse ato do të jenë më të ulëta se ato të 24 orëve të mëparshme. “Numri i rasteve të reja me koronavirus duhet të zvogëlohet ndjeshëm. Për të arritur në këtë pritshmëri, ne duhet të respektojmë masat e qeverisë, dhe duhet gjithashtu t’i kushtojmë vëmendje të veçantë izolimit të të prekurve, dhe po ashtu kontakteve të tyre të ngushta” – shton zyrtari italian.

Bruzaferro tha se nga njëra anë, sfidë është ajo e garantimit të ndihmës në spital për ata që kanë nevojë. Ndërsa nga ana tjetër, është edhe ajo e kujdesit për ata që shfaqin më pak simptoma. “Këta qytetarë duhet të qëndrojnë të izoluar, në shtëpi ose në një strukturë të mbrojtur”- vijoi më tej ai.

Për rihapjen e vendit, kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, tha se pikërisht tani po  diskutohet kjo çështje, për të kuptuar se çfarë duhet bërë kur kurba e epidemisë të jetë drejt rënies. “Për fat të keq, për situata të tilla në botë nuk ka shembuj për t’u ndjekur. Ne do të jemi të parët që do të ndërmarrim një operacion të tillë, ndaj po shqyrtojmë modele të ndryshme.

Lexo edhe :  83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë

Çështja është të kuptojmë, se cilat forma të hapjes së vendit, na sigurojnë që kurba të mos rikthehet në rritje.

Padyshim, lehtësimi i masave shtërnguese do të vijë gradualisht, dhe do të na duhet të jemi të gatshëm dhe në gjendje të identifikojmë shpejt përsonat që mund të rezultojnë pozitivë. Ne po vlerësojmë gjithashtu një ide të britanikëve, atë të “stop and go”, që parashikon lehtësimin e  masave për një një periudhë të caktuar, dhe më pas shtërngimin e tyre sërish nëse është e nevojshme”- përfundoi Bruzferro. /S.T/ Fjala.al

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV