Rihanna: Me ose pa partner, do të bëj 3 ose 4 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihanna dha intervitën e parë për këtë vit në British Vogue, dhe foli hapur për jetën e saj personale, ndarjen nga Hassan Jemeel dhe për jetën pas 10 vitesh.

Rihanna tregoi se këtë vit ajo ka vendosur të eleminojë disa gjëra nga jeta e saj pasi ato e kanë rënduar. Gjithashtu këngëtarja tha se është duke punuar shumë për të siguruar dhe të ardhmen.

“Që kur mbusha 32 vjeçe, kuptova që jeta është shumë e shkurtër,” tha ajo. “S’ke shumë kohë për të toleruar gjepurat e të tjerëve. E rëndon kaq shumë veten, sa kur e kupton që s’mban më, duhet të eleminosh disa gjëra. Dhe unë jam gjithë kohës e rënduar. Tani po kthehem në bardhë e zi. Zonat e mia gri s’funksionojnë më. Po punoj kështu tani që të mos punoj në të ardhmen,” tha ajo. “E di që do të dua një tjetër jetë.”

E pyetur se si e imagjinon veten pas dhjetë vitesh ajo tha: Dhjetë vite? Do jem 42 vjeçe. Do jem e lashtë. Do kem fëmijë, 3 ose 4.

Për sa i përket mëmësisë edhe pa partnerin e duhur, Rihanna nuk hezitoi të tregonte: “Sigurisht. Shoqëria të minimizon si nënë nëse s’ke babain në krah. Por e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia, është e vetmja marrëdhënie e shëndetshme mes një prindi dhe një fëmije. Vetëm ajo e rrit një fëmijë, lumturia.”

Të fundit

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Një fluturim i Air India u detyrua të kthehej urgjentisht në Hong Kong të hënën, menjëherë pas ngritjes, për...

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për...

Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit!

Deklarata e presidentit Amerikan për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht...

Këngëtarja e njohur greke bllokohet në Izrael pas bombardimeve të Iranit

Këngëtarja e njohur greke, Glykeria ka mbetur e bllokuar në Izrael që nga e premtja e kaluar, kur filloi lufta me Iranin. Sipas mediave të...

“Tabaku, ambicie më të madhe se morali!”/ Sa kohë të jetë Berisha, nuk ka risi në PD

Juristja Brizida Gjokondi në një dalje televizive ka folur për situatën e PD pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjikondi tha se nuk beson që ka...

Lajme të tjera

Web TV