Soreca bisedë me Bashën: Kjo përpjekje ka nevojë për bashkëpunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një bisedë online me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha lidhur me vendimin e javës së kaluar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Bisedë e frytshme sot me Lulzim Bashën mbi bisedimet e pranimit pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit Europian. Njohëm rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën jeshile dhe u pajtuam se ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh Konferencën e parë Ndërqeveritare. Kjo përpjekje e tërë shoqërisë do të ketë nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës”, deklaron Soreca.

“Ne gjithashtu folëm për mbështetjen e BE-së  për Shqipërinë  në luftën e vazhdueshme kundër COVID-19 dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar,” theksoi Ambasadori i BE.

Nga anae tij, kreu i PD, Lulzim Basha e falenderoi Ambasadorin Soreca dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve.

“Partia Demokratike dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë”, tha ai.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV