E nxorën nga spitali pasi tamponi i parë doli negativ, humb jetën i riu shqiptar në Itali (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucjan Elezi, shqiptari 28-vjeçar ka vdekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.

I riu sa kishte dalë nga spitali dhe ndodhej në qytetin Val di Fessa, ku dhe kishte jetuar për vite me rradhë..

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital kishte qenë e rënduar, por me kalimin e ditëve përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Covid19, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues.

Por për fat të keq problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, kanë bërë që Elezi të humbasë jetën, shkruan fax web.

Ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.

I riu shqiptar i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij në Itali, ku më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV