Koronavirusi, shkak për pezullimin e pelegrinazhit të Haxhit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mes të pasigurisë për jetën nga Covid-19, Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve që të mos nxitojnë për prenotimin e udhëtimit drejt pelegrinazhit të Haxhit, duke lënë të kuptohet se ekziston mundësia që mos të mbahet si çdo vit.

Teksa dy milionë njerëz pritet të udhëtojnë përgjatë korrikut dhe gushtit për në Mekë dhe Medinë, ministri i Haxhit, Mohamed Banten, tha se mbretëria është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve.

Në rrethanat aktuale, ndërsa ne po flasim për pandemi globale, nga e cila kemi kërkuar nga Zoti që të na shpëtojë, mbretëria është e prirur të mbrojë shëndetin e myslimanëve dhe qytetarëve”-u shpreh ai, duke shtuar se janë inspektuar të gjitha hotelet që janë përdorur për  të akomoduar njerëz që synonin pelegrinazhin e vogël Umra.

Ndërsa këtyre të fundit, sipas tij, u është kërkuar që të izolohen, në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi. Umra është pezulluar tashmë si një masë paraprake në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit, që ka infektuar deri më tani të paktën 1.563 njerëz dhe u ka marrë jetën 10 njerëzve në vend.

Njerëzit po ndalohen gjithashtu të hyjnë në Mekë dhe Medinë, si dhe në kryeqytetin Rijad.

Çfarë është Haxhi, pelegrinazhi i shumë myslimanëve anembanë botës

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, një akt që myslimanët duhet të kryejnë të paktën një herë nëse janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për të udhëtuar në Arabinë Saudite. Pelegrinazh pesë ditor i ndërmarrë në qytetin e shenjtë të Mekës, me një veshje të bardhë e të posaçme, njohur si ihram. 

Festimet e Haxhit zhvillohen ndërmjet ditës së tetë dhe trembëdhjetë të Zilhixhes, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit Islam. Gjithashtu edhe Kurban Bajrami është në ditën e dhjetë të këtij muaji. Kjo festë zhvillohet për nder të aktit të profetit Ibrahim, i cili u testua nga Allahu për të sakrifikuar djalin e vetëm si provë ndaj besnikërisë ndaj tij, akt ky i cili u ndalua nga Zoti duke e zëvendësuar me sakrifikimin e një dhie.

Fjala.al

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV