Zhduket në mënyrë misterioze mjekja që paralajmëroi përhapjen e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai Fen, mjeke e njohur në Wuhan që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, Covid-19 është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek të njohurit.

Dr Ai Fen tha se ajo u përball me ‘qortim jashtëzakonisht të ashpër’ nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të cilët rezultuan me ‘SARS Cov-2’.

Imazhi që ajo postoi u përhap me shejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka tashmë vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.

Ajo u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.

Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin dhe që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare më.

Zhdukja e saj u vu re pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi. Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapej nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëhej me shumë vonesë.

Pastaj, sapo filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit – përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur koronavirusin fillestar.

Mendohet se edhe tani, numri i të infektuarëve dhe vdekjeve në total mund të jenë raportuar gabim në Kinë, duke na çuar në një dizinformim. Thuhet se numri i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.

Lexo edhe :  DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Në intervistën qe dha para zhukjes, Dr Ai pranoi se ‘ndjehej keq qe nuk kishte folur më shume’ pasi katër kolegë të saj, përfshirë Dr Li, kishin marrë virusin dhe vdiqen ndërsa kishin mjekuar pacientet e infektuar.

“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha kujdesur për qortimin. Unë do t’i tregoja te gjitheve”, tha Dr Ai. Intervista u postua, por u fshi shpejt nga media sociale nga botuesi Renwu.

Më 30 Dhjetor, Dr Ai mori raportin e një pacienti me “SARS Cov-2” ,dhe ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit.

Epidemia SARS, 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8,000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Mjekja qarkulloi foton e raportit dhe i dërgoi një fotogra të raportit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe një bisedë në grup brenda departamentit të saj./Daily Mail.

Të fundit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Lajme të tjera

Web TV