Bëhet realitet, Ronaldo dhe Messi do të luajnë në një skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e tifozëve të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mesa duket do të bëhet realitet. Dy yjet e futbollit që kanë ndarë më dysh botën e sportdashësve të futbollit, mund të luajnë në një skuadër së bashku.

Në Angli kanë nisur thashethemet se në muajin tetor të këtij viti po bisedohet për të zhvilluar një mbrëmje gala, një miqësore bamirësie në stadiumin “Uembli”, ku protagonist do të jetë një skuadër e përbashkët e formuar nga lojtarë të Juventusit dhe Barcelonës, pra skuadrat e Ronaldos dhe Messit, e cila do të sfidojë një formacion të përbërë nga yjet e skuadrave të Manchester United dhe Liverpoolit.

Pa dyshim që nëse diçka e tillë do të konfirmohej zyrtarisht, të parit CR7-ën dhe “Pleshtin” në të njëjtin ekip do të ishte diçka mitike, historike, dëshira e qindra milionave tifozësh raporton Panorama Sport. Dhe ndoshta në këtë mënyrë do të bëhej realitet edhe “profecia” e Lionel Mesit e pranuar hapur në një prej intervistave të tij të fundit:

“Nëse do të luaj me Ronaldon në një skuadër besoj se po, do isha gati t’ia pasoja topin, t’ia jepja pasimin e fundit”. Tani mbetet vetëm të presim dhe të shohim nëse kjo ndeshje do të bëhet e mundur…

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV