Nga Tonia Mastrobuoni “La Repubblica’
Berlin -Është një konvergjencë paralele, me të cilën është bashkuar e gjithë inteligjenca gjermane. Është një episode, që nuk është parë kurrë dekadat e fundit. Ndoshta kjo vjen natyrshëm me tragjedinë shëndetësore të shekullit, dhe me pamjaftueshmërinë me të cilën
po ecën qartazi politika, dhe mbi të gjitha me hezitimin e Angela Merkelit.
Në Gjermani u shfaqën tre apele të përzemërta në gazetat kryesore dhe revistat javore, të nënshkruara nga qindra shkrimtarë, artistë, filozofë, shkencëtarë politikë, regjisorë, shkrimtarë dhe me një mesazh të vetëm dh të pa ekuivok:”E nderuar qeveria Merkel, miratoni koronabondin”.
Ndërkohë, tabloidi kryesor gjerman “Bild”, na dedikoi një letër të madhe dashurie prej një faqeje, në italisht dhe gjermanisht. Helge Manshov, redaktore e rëndësishme e “Kiepenheuer & Ëitsch”’, na tregoi ne të “La Repubblica” një shkrim të përzemërt:Letër e hapur për qeverinë gjermane:Koronabondi duhet tani!”.
Dhjetëra studiues, këngëtarë, gazetarë dhe shkrimtarë si Eva dhe Robert Menase, Uve Tim, Karolin Emke, Herbert Gronemajer, Sibil Levitsharof, Klaus Ofe, Franc Shacing apo Tomas Vinkler i janë drejtuar Angela Merkelit, për t’i kujtuar asaj se “në krizën e jashtëzakonshme
që po përjetojmë në shkallë globale, gjithçka po vihet në diskutim”.
“Së pari duhet të shpëtojmë jetë, dhe të shmangim një kolaps të mëtejshëm të ekonomive kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat do të kishin pasoja katastrofike materiale dhe shoqërore. Në të njëjtën kohë, ne duhet të ruajmë parimet njerëzore, liberale dhe demokratike, pa pakushtëzuar rendin tonë shoqëror, i cili gjithashtu përfshin ekonominë tonë të lirë.
Ndaj është momenti që Bashkimi Evropian të ndalet, dhe të nxjerrë në pah solidaritetin më absolut. Të parët që do ta mbështesin këtë do të jenë firmëtarët e këtij apeli.
Është e nevojshme të ndërhyhet në emetimin e “koronabondit”. Këto janë detyrime të përbashkëta që duhen ndërmarrë nga vendet e Unionit. Gjermania është e fortë, ka fuqi dhe burime të pafundme, ndërsa Evropa na ka dhënë gjithçka që ne jemi. Tani është rradha jonë që t`ia kthejmë”- thuhet ndër të tjera në letrën e tyre.
Në samitin e radhës së BE-së, do të diskutohet mundësia që qeveria gjermane të aprovojë “propozimin e kryeministrit italian Xhuzepe Konte dhe presidentit francez Emanuel Makron
për krijimin e “koronabondit”, një apel ky që Spanja dhe 6 vende të tjera të BE-së tashmë e mbështesin”.
Intelektualë të tjerë gjermanë, bënë thirrje po aq dramatike që u shfaqën sot në të përditshmen “Zeit”. Autorët, përfshirë filozofin e madh Jurgen Habermas, ekonomistin Peter Bofinger, por edhe Volker Shloendorf dhe Margaret von Trota, e përcaktojnë veten si “dashnorë të kulturës mesdhetare”, duke kujtar dhjetëra e mijëra të rënë në Itali në luftën kundër Covid-19.
Ata shprehin keqardhje për “çështjen thelbësore”, atë të koronabondit, dhe që “vendet e veriut janë ngurrues ndaj vëllezërve dhe motrave të jugut të Evropës”.
Letra na kujton rëndësinë e aplikimit të borxheve “të reja”, në mënyrë që askush mos të merret me borxhet e mëparshme. Refuzimi i tyre, përfundojnë ata, nënkuptimin “dështimin për të shpëtuar të tjerët”. Një peticion i tretë, i shfaqur në gazetën “Frankfurter Rundschau”, vjen nga Evropianët, ku mes firmëtarëve ka shumë personazhe të famshëm italianë:Ema Bonino dhe Enriko Leta, Mario Monti dhe Tito Boeri, së bashku me ish-ministrin gjerman Hans Aishel, drejtuar politologes Ulrike Guerot, ku ata kërkojnë një “eurobond shëndetësor”, një detyrim që duhet të garantohet nga të gjitha shtetet anëtare të unionit, me qëllim luftimin e pandemisë.
Dhe në fund, paralelisht me mbledhjen e firmave të mbledhura në shenjë solidariteti ndaj Italisë, në “Bild” është botuar një deklaratë e madhe dashurie ndaj vendit tonë.
Tabloidi konservator, nuk përmend asnjëherë termin “koronabond”, por bën një thirrje imagjinare pak demode për Revierën, Kaprin, “Dolce Vita”-n dhe limonin aromatik siçilian, duke na shprehur keqardhjen e tyre, ku ndër të tjera shkrhet:”Vajtojmë të vdekurit tuaj bashkë me ju. Jemi afër jush në këto momente dhimbjeje, sepse jemi vëllezër”.
Gazeta më e lexuar në Gjermani, si në versionin gjermanisht dhe italisht, shkruan se “gjithmonë kemi dashur të jemi pak si ju, me çiltërsinë tuaj, pasionin tuaj’. Duke vazhduar më tej, në gazetë shkruhet:”Tani po ju shohim duke luftuar, duke vuajtur. Edhe tek ne situata nuk është më e lehtë, por tek ju është një mijë herë më e vështirë”.
Tabloidi e përfundon shkrimin duke iu drejtuar italianëve:”Ju jeni të fortë, dhe gjithmonë do të jeni në mendimet tona. Forca jonë është të japim dashuri për të tjerët. Do të shihemi së shpejti, me pushime ose në një piceri”-mbyll letrën e saj drejtuar Italisë tabloidi gjerman “Bild”.
S.T