“Pranë jetimit, të sëmurit, në kohë të vështirë!” Kjo mesa duket është moto që ka udhëhequr me qindra shqiptarë për të grumbulluar pako ushqimore për njerëzit në nevojë.
Është imami Elvis Naçi që publikon fotot e angazhimit me mijëra pako që do u shpërndahen shqiptarëve të cilët po përballen me vështirësi ekonomike në këto kohë të vështira të luftës me koronavirusin.
Reagimi i Elvis Naçit
Me mijera pako ushqimore jane pergatitur per jetimet, te semuret, nevojtaret, sepse keto dite jane akoma me te veshtira per ata. Amaneti yne derisa te jemi gjalle t’u sherbejme nevojtareve me thjeshtesi e perkushtim.
Kam nje kerkese miqte e mi, nje lutje per bamiresit qe e mundesuan, se Shqiperia ka plot njerez nevojtare, qe ne kete periudhe me zor po ia dalin. Ia shohim syte me lot, ia shohim cdo dite brengat dhe hallet, jetime qe nuk ngopen dot si gjithe femijet e tjere. Ndaj deshiroj me shpirt nje lutje per bamiresit qe mundesuan kete veper te madhe. Zoti ju begatofte vellezer e motra, ju dhente miresi dhe lutjet tuaja qofshin te pranuara.