Gjobat ndaj rebelëve të karantinës, për 19 ditë janë mbledhur mijëra euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Në fillimin e këtij muaji ishte vetë ministri i Bendshëm i cili, me anë të një reagimi në rrjetet sociale hodhi dritë mbi mekanizmin e gjobave që kishte praktikuar Policia e Shtetit në dy javë të para të karantinës. Po ashtu ai tregoi se janë të paktë njerëzit që e thyejnë karantinën, por ata janë përsëritës e për pasojë edhe gjobiten. Në fakt janë me dhjetëra persona të cilët janë gjobitur edhe me gjoba me shifra marramendëse të cilët tashmë nga fakti që nuk kanë ku ankohen për shkak se gjykatat janë në “karantinë” ua besojnë mediave ose rrjeteve sociale gjobën që marrin. Shifrat e kalkuluara të këtyre gjobave sipas të dhënave shkojnë deri dhjetëra mijëra euro, ndërkohë që vendi ka hyrë në fazën e izolimit total.

Nga të dhënat bëhet me dije se dy javët e fundit të marsit dhe 5 ditët e para të prillit, policia gjobiti në total rreth 2654 qytetarë për shkelje të kufizimeve të parashikuara për pandeminë koronavirus. Shifrat e publikuara nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, treguan se vëtëm për dy javë, nga data 16 e deri më 31 mars, qytetarët, por edhe bizneset që nuk kanë respektuar vetëkarantinimin dhe masat e qeverisë, janë gjobitur në një total prej 41 milionë e 710 mijë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 340 mijë euro.

Vetëm gjatë 5 ditëve të para të prillit, policia ka gjobitur 654 persona me masë 10 mijë lekëshe. Mes tyre edhe një i kthyer nga vendet e prekura me Covid-19 gjatë javës së fundit, i cili u gjobit me 700 mijë lekë. Gjatë kësaj jave, në total u gjobitën edhe 24 njësi tregtare dhe u morën masa pezullimi. Raportit të ministrit të Brendshëm i mungojnë shifrat e bllokimeve të 753 automjeteve dhe biçikletave. Krahas trendit të lëvizjes së qytetarëve, ana tjetër e medaljes tregon edhe masën e konsiderueshme të parave që po arkëtohen në buxhetin e shtetit, ndërkohë shu7më kush e merr gjobën për shkak edhe të mos funksionimit të aplikacionit që është vendosur.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Po ashtu, sipas të dhënave të personave që funksionojnë nëpër rrethe janë të shumtë të gjobiturit që nuk kanë mundur të kapin orarin e kthimit, pasi për një orë është e pamundur të kryhen veprimet sidomos në banka. Edhe pse qeveria pretendon se do të rregullonte oraret e shërbimeve nëpër banka, sidomos kur bëhej fjalë për kryerje shërbimi, sërish qytetarët kanë mbetur në kurthin e orës aq sa janë edhe në atë të mospërgjigjes së aplikacionit./fjala.al

Të fundit

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos/ Cakton datën kur do të zgjidhet kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, më 16 mars, do të zgjedhë kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të...

Nëse doni të dobësoheni, hiqni dorë nga këto 7 ushqime

Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se për të humbur...

Si ndodh histeria e masës?

Histeria e masës nuk është diçka për të cilën dëgjojmë çdo ditë, por shumica prej nesh e kemi hasur këtë term dhe mund ta...

Berisha zhbën Primaret dhe e pranon: Futa në lista qëndrestarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrojti sot (13 mars) para gazetarëve listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, duke pranuar se tashmë...

“Jemi krah jush”, Marta Kos falenderon Ramën për mikpritjen

Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV