Covid-19/ Astronautët e NASA-s ndajnë rutinën e stërvitjes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarda njerëz anembanë botës po jetojnë nën urdhëra bllokimi për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që synojnë të ruajnë formën trupore, astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) kanë postuar video në “Twitter”, duke ndarë kështu rutinën e tyre të stërvitjes nga 250 milje mbi Tokë.

Një prej tyre, Scot Kelly, ka ndarë gjithashtu këshilla se si mund të mbijetohet më së miri në izolim, duke marrë shtysë nga eksperienca personale. Astronauti ka kaluar në total 520 ditë në stacionin hapësinor. Ai thotë se njerëzit duhet të ndjekin një orar, të kenë një hobi, të mbajnë një ditar, si dhe të shikojnë seri televizive. “Ju nuk keni përse të punoni për trupin dy orë e gjysmë në ditë, siç bëjnë austronatët, por lëvizja një herë në ditë duhet të jetë pjesë e orarit tuaj të karantinës”-shprehet Kelly, duke iu rikthyer regjimit stervitor.

Ushtrimi në hapësirë ​​paraqet sfida unike, por pa stërvitje, astronautët mund të humbin deri në 15 përqind të masës së tyre të muskujve, disa prej tyre përgjithmonë.

Risjellim në vëmendje se pothuajse çdo vend në botë është prekur nga virusi Covid-19. Ka më shumë se një milion raste pozitive në botë dhe mbi 69 mijë të vdekur.

Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV