Shkon në 11 numri i të infektuarve në Elbasan, identifikohet vatra e shpërthimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve në qytetin e Elbasanit. Rasti i fundit i konifrmuar pozitiv me Covid-19, është një pronar i një restoranti të njohur në lagjen “5 maji” në këtë qytet.

Pronari i këtij restoranti një 49-vjecar ka pasur më herët takime me dy të infektuar të tjerë, ndërkohë rezulton se restoranti ka qenë ambient i frekuentuar nga shumica e të prekurve nga koronavirusi në këtë qytet. Dyshohet se restoranti ka qenë vatra ku është përhapur koronavirusi në qytetin e Elbasanit, pasi 90% e personave të rezultuar pozitiv në këtë qytet kanë frekuentuar këtë restorant.

49-vjeçari, pronari i restorantit është dërguar me urgjencë të hënën në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe është personi i tretë i konfirmuar pozitiv me Covid në 48 orët e fundit nga Elbasani. Aktualisht gjatë fillimjavës në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët 15 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare. Mes tyre janë edhe një infermiere dhe një mjek i Qendrës Spitalore si dhe Prokurorë e Gjykatës të Elbasanit.

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV