Rriten shpresat për vaksinë/ Shkencëtarët zbulojnë se virusi ka ‘imunitet të ulët’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar hollësi të reja për strukturën e koronvairusit, duke ngjallur shpresë për zbulim më të shpejtë të një vaksine kundër tij.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuarn që e bënë zbulimin e quajtën atë “shumë inkurajuese”.

Shkencëtarët e Universitetit të Southampton-it e kanë krijuar një model 3D të strukturës së koronavirusit, duke e vënë në pah “maskën” që ai e përdor për t’u fshehur nga sistemi imunitar i njeriut.

Ky është modeli i parë që i shfaq majat e proteinave në sipërfaqen e virusit, të cilat janë caku kryesor i antitrupave dhe kërkimeve për gjetjen e vaksinës.

Sheqernat që ndodhen në sipërfaqen e virusit ia mundësojnë futjen në trupin e njeriut pa u vënë re nga sistemi imunitar, duke u sjellë si ujk nën lëkurën e deles, thonë shkencëtarët.

Sidoqoftë, hulumtuesit zbuluan se koronavirusi i ri nuk është aq shumë i mbrojtur ose i maskuar, siç janë disa viruse të tjerë, përfshirë virusin HIV.

Profesori Max Crispin, i cili po udhëheq hulumtimin, tha se virusi është i veshur në sheqerna të quajtura glikane, të cilat fshehin proteinat e tyre virale në mënyrë që të shmangin sistemin tonë imunitar.

“Duke e veshur veten në sheqerna, viruset janë si një ujk në rrobat e deleve”, tha profesori.

“Por një nga gjetjet kryesore të studimit tonë është se pavarësisht sa sheqernash ka, ky koronavirus nuk është aq i mbrojtur sa disa viruse të tjera.

“Viruset si HIV, të cilët varen rreth një hosti, duhet të shmangin sistemin imunitar vazhdimisht dhe ata kanë një shtresë glikane vërtet të dendur si një mburojë për sistemin imunitar.

Krahasimi i HIV-it është domethënës, pasi shkencëtarët janë duke përdorur pajisje të posaçme të siguruara më parë nga një grant nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates përmes bashkëpunimit për AIDS Vaskin Discovery.

Lexo edhe :  Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Ndërsa COVID-19 është përgjegjës për qindra mijëra njerëz të infektuar dhe më shumë se 82,000 vdekje në të gjithë botën, shkencëtarët në Southampton besojnë se modeli i tyre ofron një arsye për optimizëm.

Profesori Crispin shpjegoi se “mbrojtja më e ulët” do të thotë se ekzistojnë “më pak pengesa që sistemi imunitar të neutralizojë virusin me antitrupa”.

Ai tha se ishte “është një mesazh shumë inkurajues për zhvillimin e vaksinave”, megjithëse çdo produkt i tillë konsiderohet ende larg, të paktën një vit larg.

Ndërmarrja më e madhe farmaceutike në botë, Johnson & Johnson, i tha Sky News muajin e kaluar se ishte e sigurt që kishte formulën e një vaksine ndaj  COVID-19 dhe dëshironte ta vinte në dispozicion në një bazë jo-fitimprurëse në 2021.

Firma shpreson të fillojë punën në shtator, që mund të prodhojë në masë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Në shkurt, shkencëtari që drejtoi studimin e Britanisë së Madhe për një vaksinë i tha Sky News se ekipi i tij kishte bërë një përparim të rëndësishëm duke zvogëluar një pjesë të kohës normale të zhvillimit nga vite, në javë.

Profesori Robin Shattock, drejtues i infeksionit mukozal dhe imunitetit në Imperial College London, tregoi se testimi në njerëzo mund të fillonin qysh në verë./Sky

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV