Janë mbledhur të gjithë në Tiranë, kryeqyteti me shtimin më të vogël të popullsisë që prej vitit 2000

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë  pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, ndërsa në vitit 2018 qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit.

Në 1 Janar 2020, Tirana kishte gjithsej 906 mijë banorë, të cilët përbejnë 31 për qind të popullsisë së vendit.

Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe  familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë.

Arsyet të tjera lidhen me emigracionin e lartë dhe rënien e lindjeve, të cilat së bashku po ushtrojnë presion edhe në popullsinë e kryeqytetit.

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe :  Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë./Monitor

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV