Ky është mashtrimi më i madh që po u bëhet njerëzve me ilaçin ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota e shkencës është duke kërkuar për një vaksinë ndaj koronavirusit, në treg janë hedhur pretendime të shumta mbi gjetjen e ilaçit të koronavirusit.

Por, në fakt deri më tani asnjë nuk është provuar të jetë i efektshëm ndaj Covid-19. Për këtë arsye, bota shkencore ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë botën që të mos bien pre e mashtrimeve, për sa kohë asgjë nuk është bërë zyrtare.

Tregjet aziatike dhe ato evropiane po shndërrohen në një mundësi të artë për të shitur të tilla ilaçe, por asnjë prej tyre nuk funksionon ndaj koronavirusit.

Mjekët dhe shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen dëshpërimisht për të gjetur vaksinën ndaj Covid-19 me prova që po zhvillohen në Kinë, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara.

Një prej shumë atyre që tregtohen quhet argjendi koloidal – një produkt mjekësor që përbëhet nga grimca të vogla argjendi në një formë të lëngshme.

Por, sipas specialistëve të shëndetësisë gjëra të tilla nuk janë asgjë më shumë se sa një mashtrim.

Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që argjendi koloidal mund të shërojë koronavirusin.

Por kompanitë që prodhojnë këtë produkt mjekësor kanë pasur një shtrirje të gjerë në tregjet evropiane dhe aziatike.

Në të kaluarën, ilaçi është përdorur nga mjekët për shtesë diete dhe për qëllime terapeutike.

Dr. Sherrill Sellman shkoi edhe më tej kur pretendoi se ky ilaç që shitej në faqen e tij të internetit “mund të vrasë koronavirusin”.

Dr Sellman e bëri këtë deklaratë muajin e kaluar në emisionin e Jim Bakker në SHBA, duke pretenduar se ishte gjetur zgjidhja për të mposhtur koronavirusin.

Lexo edhe :  VIDEO: Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

Epo, nuk është testuar konkretisht për këtë lloj koronavirusi por është testuar tek llojet e tjera të koronavirusit dhe ka qenë në gjendje ta eliminojë atë brenda 12 orësh”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Komisioneri i FDA-së, Stephen M. Hahn, iu drejtua njerëzve që të hiqnin dorë nga një ilaç i tillë.

Tashmë ekziston një nivel i lartë i ankthit që përjetojnë njerëzit me përhapjen e koronavirusit. Në këtë situatë ku ndodhet vendi nuk ka nevojë për produktet e kompanive mashtruese që pretendojnë se shërojnë koronavirusin. Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime ligjore ndaj kompanive që tregtojnë produkte të tilla mjekësore duke mashtruar njerëzit”, shkruan Stephen M. Hahn në letrën e tij.

Ilaçet që tentojnë të shiten në këtë periudhë i përkasin kryesisht mjekësisë alternative si çajra, vajra esencialë, tinktura dhe argjend koloidal. /Përshtati nga The Mirrror për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth,...

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Lajme të tjera

Web TV