Pasi fitoi mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, 99-vjeçari mposht edhe koronavirusin/Ky është sekreti i veteranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albert Chambers, i cili në muajin korrik do të mbushë plot 100 vjeç ka arritur të fitojë betejën ndaj koronavirusit.

Chambers është veteran i Luftës së Dytë Botërore, nga e cila vendi i tij, Anglia arriti të dalë triumfuese bashkë me aleatët.

Këtë radhë veterani ka pasur një tjetër betejë, edhe më të vështirë, atë me koronavirusin.

Ai doli nga spitali Tickhill në Doncaster të Anglisë shoqëruar me duartrokitjet e mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen gjatë kohës që mjekohej nga koroanvirusi.

Chambers u shtrua në spital tre javë më parë pasi kishte ndrydhur kyçin e dorës. Por, gjatë kohës që ai ndodhej në spital, filloi të shfaqë  simptoma të Covid-19. Pas analizave ai rezultoi pozitiv.

Me gjithë ankthin që përshkoi familjen e tij, veterani 99-vjeçar arriti të shërohej. Ky ishte një inkurajim i madh edhe për vetë spitalin i cili e nderoi atë teksa linte shtratin e tij.

Faleminderit shumë, e  vlerësoj çdo gjë që keni bërë për mua. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq”, tha Chambers, i cili “jeton i vetëm, qëkur gruaja e tij iku nga kjo botë këtu e dy dekada më parë”, shpjegon një nga infermierët në videon e cila është bërë virale.


Nipi i tij, 49-vjeçari Stephen Gater është shprehur për CNN se familja e tij ishte e shqetësuar se mund të humbiste Chambersin, kur ky i fundit kishte rezultuar me koronavirus.

Lexo edhe :  Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet

Por, nipi i tij thotë se ai besonte te forca e gjyshit të tij, një forcë e fituar gjatë kohës kur shërbente si ushtar në forcat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë luftës, Chambers u kap nga nazistët kur u plagos pas shpërthimit të një bombe në Afrikën e Veriut. Ai u dërgua në Fallingbostel të Gjermanisë veriperëndimore, ku kaloi tre vjet si i burgosur lufte në një nga kampet famëkeqe ‘Stalag XI B’.Pas luftës, ai shërbeu në pallatin mbretëror.

Chambers arriti të fitojë jo vetëm mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore por edhe mbi armikun e padukshëm, shumë herë më të rrezikshëm, siç është koronavirusi./Përshtati nga CNN për Fjala.al, Bardhi Quku   

Të fundit

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë,...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian. Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore...

Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?

Dëshira për perfeksion, shpesh shihet si një cilësi e dëshirueshme, një shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër,...

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, këto janë procedurat

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Lajme të tjera

Web TV