Viktima është babai i pacientit të parë të identifikuar në Shkodër. Ai kishte më shumë se tre muaj në gjendje kome për shkak të problemve të tjera shëndetësore.80-vjeçari është viktima e dytë në Shkodër. Ndërsa në 4 prill, një grua e moshuar 80-vjeçare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante edhe nga zemra, tensioni dhe diabeti.

Gjithashtu bëhet me dije se varrimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 14:00 dhe nuk do të lejohen persona të tjerë përveç familajarëve. Ndërkohë në Shkodër regjistrohen 49 persona të infektuar me Covid-19.