“Qëlloi më shpejt”, Ardi Veliu vlerëson policin që u përball me Orges Bilbilin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka folur me superlativa për efektivin e repartit “Shqiponja” që dje neutralizoi dhe plagosi Orges Bilbilin, rival i Aldo Bares.

Duke folur në emisionin “Kjo Javë” News 24, Veliu tha se efektivi i Shqiponjave reagoi si profesionist pasi ishte në kushtet e polta të vetëmbrojtese sepse personi që kishte përballë i kishte drejtuar armën. Gjithashtu, Drejtori i kërkoi falje në emër të Organizatës së Policisë qytetares që u plagos aksidentalisht nga të shtënat me armë.

“Polici me aftësitë e tij si profesionist reagoi më shpejt se personi që kishte përballë dhe e neutralizoi atë pasi ai i kishte drejtuar armën. Ne kemi vizituar dje në spital dhe qytetaren e plagosur dhe i kërkojmë falje në emër të organizatës së policisë. Ishte dicka që nuk duhet të ndodhte por punonjësi i policisë ishte brenda të gjithë protokolleve sepse ishte në kushtet e vetëmbrojtjes”, tha Ardi Veli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Më tej, Veliu tha se Policia kishte informacione për Orges Bilbilin dhe persona të tjerë të botës ë krimit por jo gjithmonë operacionet kanë rezultuar me sukses. “Për këtë person ne kemi organizuar operavione të ndryshme. Kemi pasur dhe inofrmacione për këtë person dhe persona të tjerë, por jo gjithmonë kemi arritur të kemi rezultate”, shtoi Ardi Veliu.

Kujtojmë se, dje në zonën e Xhamllikut një efektiv i Shqiponjave duke patrulluar në rrugë ka evidentuar një person me kapele dhe kapuç dhe që po bënte lëvizje të dyshimta. Menjëherë efektivi e ka ndaluar dhe i ka kërkuar mjetin e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje. Shtetasi Orgest Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Lexo edhe :  Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë?

Efektivi i Shqiponjave e ka ndjekur 30 vjeçarin por gjatë ndjekjes Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e lejonte të ikte. Edhe pas kërcënimit punonjësi i Policisë nuk është tërhequr dhe i ka bërë thirrje atij të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, polici ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën për të qëlluar punonjësin e Policisë. Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ka qëlluar 30 vjeçarin duke e plagosur atë.

Të fundit

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime...

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në të gjithë vendin për...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Lajme të tjera

Web TV