Vaksina kundër koronavirusit, mund të jetë gati që në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Newsweek”

Sara Xhilbert, profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, ka punuar mbi një vaksinë bashkë me një ekip studiuesish, dhe ndoshta ajo mund të jetë gati për përdorim publik deri në vjeshtë, raportoi gazeta “The Times” me qendër në Londër.

“Kjo gjë do të jetë e mundur, në rast se gjithçka shkon në mënyrë të përsosur. Askush nuk mund të japë ndonjë garanci, askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë, dhe askush nuk mund të japë një datë të caktuar. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, dhe sa më shpejt që mundemi”- tha Xhilbert në një intervistë për gazetën britanike.

Grupi i studiuesve, ka zhvilluar tashmë një vaksinë që është e gatshme të kalojë në gjykimin klinik brenda 2 javësh. Bazuar në provat që ajo ka parë, Xhilbert i jep vaksinës 80 për qind shanse për të patur sukses. Ajo shpjegoi në detaje, edhe procesin përmes të cilit do të kalojë vaksina.

“Së pari, ekziston nevoja për të prodhuar vaksinën për studime klinike, në kushte shumë të kontrolluara dhe të certifikuara. Më pas mund të nisin testet klinike me 500 persona në fazën  parë. Bëhet fjalë për të rritur të shëndetshëm të moshës 18-55 vjeç.

Më pas mund ta kalojmë në fazën e dytë, duke e testuar vaktinën në një moshë më të madhe, nga 55 deri në mbi 70-vjeç. Ne po shohim sigurinë që do të ketë vaktin tek grupmosha më e vjetër, dhe presim të vërejmë përgjigje më të dobëta imune”- thotë Xhilbert.

Ekspertja theksoi se pjesëmarrësit në këtë testim, nuk do të infektohen qëllimisht me koronavirus nga shkencëtarët. Përkundrazi, atyre do t’u kërkohet të vazhdojnë jetën e tyre si normale, dhe disa do të infektohen. Që vaksina të jetë gati deri në shtator, duhet të prodhohen miliona doza, edhe para përfundimit të këtyre studimeve.

Lexo edhe :  Ndërron jetë Papa Françesku

Xhilbert dëshiron që qeveria britanike dhe qeveritë në mbarë botën, të investojnë qindra miliona për ta bërë këtë gjë, të cilën nuk kanë pasur dëshirën ta bënin në të kaluarën. Deri mëngjesin e sotëm në mbarë botën, numri i rasteve me koronavirus i kaloi 1.7 milionë, ndërsa i të vdekurve mbi 103 mijë.

S.T

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV