Kryebashkiaku i Vlorës: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot vendi është në karantinë totale, por nga nesër e në vazhdim kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u kërkoi qytetarëve që në fashën orare që lejohen për të dalë nga shtëpia të respektojnë distancën sociale, pasi jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit.

Dritan Leli u shpreh në një intervistë për Report Tv se përpos diskutimit me qeverinë për paketën në mbështetje të sektorit të turizmit do të përjashtojë nga taksa për tre muaj, mars, prill dhe maj bizneset që kanë zënë hapësirat publike.

“Jemi duke rishikuar me vëmendje mbështetjen për biznesin e qytetit për të përjashtuar nga taksa ata që kanë zënë hapësira publike në lungomare apo bulevardin ‘Ismail Qemali’ apo në gjithë territorin për të zeruar taksën për marsin, prillin dhe majin.

Ajo që na bën të ndihemi krenarë dhe me vlera në gjithë tregun e turizmit është që Vlora ka qenë në gjithë këto vite qyteti me më shumë fluks dhe rritje turistike dhe unë besoj se pavarësisht se cfarë ka ndodhu dicka pozitive do të vijë.

Do të bëjmë maksimumin për të mbështetur biznesin e turizmit. Jemi duke folur për të pasur një sezon të suksesshëm aq sa mundet. Jemi edhe në koordinim me qeverinë për një paketë ndihme për turizmin”.

Një thirrje kryebashkiaku e kishte për qytetarët që të respektojnë distancën sociale, kur tha se jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. “U drejtohem qytetarëve të ruajnë distancën sociale. Ne u mësuam me këtë situatë, tani jemi duke luftuar. Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Distanca dy metra është më e rëndësishme se të gjitha”.

Lexo edhe :  Rama: Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë në zyrë

Gjithashtu Leli tha se deri tani kemi janë ndihmuar 2 mijë familje në nevojë në Vlorë. Në 24 orët e fundit janë gjobitur nga policia e Vlorës 14 këmbësorë dhe janë bllokuar 6 makina për thyerje të karantinës.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV