Vdekja e 23 vjeçarit në Tiranë, Policia ende asnjë reagim, ngjarja zbulohet në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e shtunë u raportua për një aksident të ndodhur në tregun e Uzinës Dinamo në Tiranë, ku një i ri me biçikletë ishte përplasur nga një kamion. Policia nuk bëri asnjë reagim mbi ngjarjen, ndërkohë që dy ditë më pas, në rrjetet sociale shkruhet se i riu ka ndërruar jetë që të shtunën.

Bëhet fjalë për shtetasin Reldi Guga, 23 vjeç, i cili u përplas nga kamioni me bylyk me targë ‘AA730TG’ që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Gjithashtu mungon një reagim nga autoritetet se nëse ky lloj mjeti kishte leje të posaçme për të lëvizur në atë orar, pasi për atë kategori mjetesh nuk lejohet qarkullimi gjatë ditës.

Të fundit

Detajet e fundit/ Bonusi për pensionistët do të shpërndahet në mars

Kryeministri Edi Rama siguroi dje pensionistët se bonusi i premtuar do të shpërndahet në pranverë, siç edhe është bërë...

A do të kemi goditje të tjera? Karamuço: Me apo pa dashje, SPAK po bëhet pjesë e fushatës

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme, po ndikon në fushatën zgjedhore. Sipas tij, me apo pa dashje, arrestimet që ajo...

“Nuk kam sulmuar SPAK”, Rama: Të kërkosh standarde demokratike në drejtësi nuk është sulm

Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi komentin se me qëndrimet e artikuluara ditët e fundit ndaj SPAK për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, ...

“Rroga minimale 500 euro”/ Berisha: Në muajt e parë do ti japim fund varfërisë ekstreme

Kryetari i PD, SaliBerisha, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, u shpreh se për të luftuar varfërinë, kërkohet një sulm frontal përmes një pakete...

Primaret, Elezi: Mungon gara dhe transparenca, PD në ‘rënie të lirë’

Ish-drejtuesi i PD në Kukës Ibsen Elezi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike lidhur me listën e primareve. Ai e cilësoi këtë...

Lajme të tjera

Web TV