A u prodhua koronavirusi në laboratorët e Kinës? Këto janë 4 gjërat që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse u hodh poshtë si teori konspirative se koronavirusi mund të ishte prodhuar në laboratorët e Kinës, një hipotezë e tilla ka fituar shumë mbështetje në rradhët e akademike, medias dhe radhëve të qeverisë britanike.

Ekziston një mundësi po të bazohemi në natyrën e virusit” tha një zyrtar i lartë i qeverisë britanike për  Daily Mail .

“Ndoshta nuk është rastësi që ekziston ai laborator në Wuhan.”, shtoi ai.

Autoritetet në mbarë botën thonë se Wuhani, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, është vendi ku filloi koronavirusi. Në një raport i muajit shkurt i Universitetit të Teknologjisë në Kinë shkruhet  “koronavirusi vrasës ndoshta e ka origjinën nga një laborator në Wuhan.”

Kolumnisti liberal i Washington Post, David Ignatius beson se një punëtor i laboratorit ka përhapur virusin; media të tjera kanë cituar ekspertë të mjekësisë që pohojnë të njëjtën gjë.

“Wuhan ka 11 milion njerëz. Ka të ngjarë që ata të kenë disa laboratorë që eksperimentojnë mbi kafshët dhe kërkojnë sëmundjet” tha për për The Daily Signal, Dean Cheng, bashkëpunëtor i lartë kërkimor për studime aziatike në Fondacionin The Heritage,.

“Ne [Shtetet e Bashkuara] kemi laboratorë në të gjithë vendin që punojnë në sëmundje të ndryshme”, shtoi ai.

A e dini se çfarë ndodhi atë ditë?

Cheng gjithashtu pretendon se sjellja e vetë Kinës për ndryshimin e deklaratave, ndihmoi në përhapjen e thashethemeve dhe teorive konspirative për koronavirusin.

“Kina deklaroi se nuk ka ‘asgjë për të thënë’ dhe lëshoi deklarata të dyshimta”, shpjegon Cheng.

Këto janë katër gjërat që duhet të dini në lidhje me teorinë nëse koronavirusi u prodhua në laboratorin e Wuhanit.

  1. Nuk është një Armë Biologjike

Megjithëse teoritë konspirative e cilësuan përhapjen e koroanvirusit si armë biologjike të krijuar në një laborator kinez, shumë ekspertë thonë se nuk ka prova të besueshme për një gjë të tillë. Në një studim nga Scripps Research, i botuar nga revista  Nature Medicine , thekson se COVID-19 – i referuar edhe si SARS-CoV-2 – ndjek procesin natyror të ngjashëm me llojet e lidhura të koronavirusit.

“Kjo dëshmi për evolucionin natyror u mbështet nga të dhëna për shtyllën kurrizore të SARS-CoV-2 – strukturën e saj të përgjithshme molekulare”, thuhet në një  deklaratë të Scripps Research. Një ekspert i armëve biologjike shprehet i vendosur për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë provë se koronavirusi i lëshuar nga laboratori i Wuhanit është një armë biologjike” , thotë Michael Osterholm, drejtor i Qendrës për Politikë të Kërkimit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesota.

Teoria që koronavirusi erdhi nga kafshët e egra nuk mbështetet fort nga studimet e fundit. Rreth 1.5 milion raste janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi deri më tani në të gjithë botën dhe mbi 100 mijë të vdekur. SHBA ka paralajmëruar të 100,000 të vdekur në gjithë Amerikën. “Nëse kinezët do të donin të zhvillonin një armë biologjike”, thotë Cheng, i cili shton se “ka të ngjarë që qeveria komuniste do të ndërtonte diçka shumë më vdekjeprurëse sesa COVID-19.”

  1. Dyshimet që lidhen me tregun në Wuhan?

Sipas kolumnistit David Ignatius ideja se koronavirusi u përhap pasi njerëzit konsuamuan kafshë të egra dhe të ndotura në tregun e Wuhanit është  tronditëse.

Ai vë në dukje se “lopët nuk janë shitur në këtë treg, por mund të jenë shitur kafshë që kanë pasur kontakt me lakuriqët e natës.”

Autoritetet e Wuhanit e mbyllën tregun e prodhimeve të detit. “ Absolutisht është e qartë se tregu nuk kishte asnjë lidhje me origjinën e virusit dhe, përkundrazi, por tregu amplifikoi shpërthimin e koronavirusit i cili mund ta ketë origjinën nga diku tjetër.”, shprehet Richard Ebright, profesor i Universitetit Rutgers për kiminë dhe biologjinë kimike.

Lexo edhe :  Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri!

Një studim i publikuar në 24 janar zbuloi se rastet e hershme të koronavirusit nuk ishin të lidhura  me tregun e prodhimeve të detit në Wuhan.

Studimi u botua në shkurt nga “The Lancet”, një revistë javore mjekësore. Studimi zbuloi se rasti i parë ishte raportuar më 1 dhjetor 2019 nga një i moshuar që nuk kishte asnjë kontakt me tregun.

Një nga bashkautorët e raportit, Wu Wenjuan, një mjek me eksperiencë i Spitalin Jinyintan të Wuhanit, i cili thotë se burri kishte  Alzheimer.

  1. Laboratori i Wuhanit është afër tregut ushqimor

Laboratori i kërkimeve në Wuhan është shumë afër tregut ushqimor. Kjo ka bërë që kolumnisti Igantius ta cilësojë si një fakt ku mund të mbështetemi. “Më pak se 300 metra nga tregu ushqimor është dega e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, thotë kolumnisti.

“Ndonjë punonjës mund të jetë infektuar gjatës punës së tij në laborator” tha Ebright, nga Universiteti Rutgers. Në intervistën për CNN , Ebright u shpreh se “Mundësia që virusi të transmetohet te përmes një aksidenti laboratorik nuk mund dhe nuk duhet të hidhet poshtë si tezë.”

ResearchGate publikoi studimin e Universitetit të Teknologjisë në Kinë, në të cilin shkruhet se: “është e besueshme që virusi të ketë rrjedhur edhe prej punëtorëve të laboratorit, duke infektuar njerëzit e tjerë”.

Por raporti i publikuar nga universiteti kinez u hoq menjëherë nga faqja, pasi Kina po ushtronte represion ndaj të gjithë atyre që nxirrnin informacion apo studime mbi koronavirusin.

  1. I lëshuar dhe i komanduar nga Kina?

Pas përhapjes së koronavirusit pati deklarata nga zyrtarë kinezë të cilët akuzonin ushtrinë amerikane për prodhimin e koronavirusit në Wuhan.

Nga ana tjetër, edhe SHBA akuzoi Pekinin se Kina është përgjegjëse për përhapjen e dezinformatave për COVID-19 dhe vetë koronavirusin.

“Kina duhet të mbajë përgjegjësi për lëshimin e koronavirusit” tha senatori amerikan Cotton për Daily Signal në një deklaratë me shkrim, duke përmendur se ai ka futur legjislacionin për të bërë pikërisht këtë.

Në fillim të janarit, tetë mjekë kinezë, përfshirë  Dr Li Wenliang, paralajmëruan Kinën dhe botën për koronavirusin. Por, qeveria kineze i dënoi ata për “deklarata të rreme”.

Gjithashtu në fillim të janarit, Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës kërkoi që mostrat e  COVID-19 të gjetura në Wuhan të shkatërroheshin.

Po atë muaj Kina ndaloi përditësimet e të prekurve me koronavirus dhe numrin e të vdekurve. Zyrtarët kinezë dhe mediat shtetërore e zhvendosën mesazhin,  duke shtruar pyetje  nëse virusi e kishte origjinën në Kinë apo diku gjetkë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu vonoi në përgjigjen e saj ndaj koronavirusit. Kjo shkaktoi një hetim  të  Kongresit të OBSH-së.

Ndërkohë, administrata Trump e ka konsideruar si shpifje deklaratën e OBSH -s për përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka shmangur përgjigjet e drejtpërdrejta.

Nuk është koha për ndëshkim, por është koha për qartësi dhe transparencë” tha Pompeo, duke shtuar: Ne jemi ende duke punuar për këtë problem. Çdo vend, qoftë edhe Kina që është përfshirë në këtë çështje duhet të jetë transparente në lidhje me atë që ka ndodhur në vendin e tyre.”

Pompeo shtoi gjithashtu se “Ai filloi në Kinë, dhe kështu ata kanë përgjegjësinë për t’u përgjigjur sa më parë”/Përshtati nga The National Interest, për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

Vrau fqinjin 34-vjeçar, Ylber Jaku: Prindërit e mi u rropatën 20 vite për drejtësi

Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu më 7 Maj në fshatin Plan të Hasit,...

Nga mensa e burgut në Greqi drejtonte bandën e tij, kush është shqiptari ‘Mondi’

Krimineli shqiptar Edmond Përbashaj, i njohur si “Mondi”, nuk shfaq asnjë shenjë pendese, teksa në qelinë e të cilit oficerët e policisë greke zbuluan...

Armina Mevlani del publikisht krah vjehrrit të saj, blogerja bën thirrje për ndryshim

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është njëherësh edhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qëndruar larg vëmendjes politike dhe kjo...

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Lajme të tjera

Web TV