Cakaj telefonata me faktorin politik shqiptar në Ballkan: Bashkë do t’ia dalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

Telefonatat kishin në fokus diskutime mbi masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit intensiv gjatë këtyre ditëve, deri në mposhtjen përfundimtare të COVID-19, në të mirë të shëndetit të të gjithë shqiptarëve.

Telefonatat Cakaj i zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj e zv. kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberi, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi e kryetarin e Këshillit  Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

“Ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim! Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të qëndruar afër njëri-tjetrit dhe bashkërenduar veprimet sipas nevojave”, u shpreh Cakaj.

Të fundit

Pas sherrit fizik në hollin e një hoteli me Demaliajn, reagon Gjuzi: Më shau …

Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka...

Pa bisht dhe me 3 motorë, pamjet e avionit luftarak të Kinës ‘çudisin’ botën

Janë shfaqur imazhe të reja të një prej avionëve luftarak futuristik të Kinës, një aeroplan me tre motorë, me krahë fluturues pa bisht, të...

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk...

Trump ‘ngrin’ tarifat doganore për 90 ditë, përjashton Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një pauzë 90-ditore për tarifat tregtare për më shumë se 75 vende, përfshirë shumë shtete të...

BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

Lajme të tjera

Web TV