Kurti për ‘The Economist’: Me Grenellin patëm dallime për përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka pranuar të jetë në dijeni për “përmbajtjen e marrëveshjes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën, siç thotë ai, e ka diskutuar me Përfaqësuesin Special të Shtëpisë së Bardhë për Dialogun, Richard Grenell.

Në një intervistë me median ndërkombëtare, The Economist të publikuar në formatin audio, Kurti është shprehur se me Ambasadorin Grenell ka hasur në mospajtim sa i përket “përmbajtjes së marrëveshjes” Kosovë-Serbi, sado që ka deklaruar të jetë pajtuar me të për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

“Ata më akuzuan mua që jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë un nuk u pajtova me Ambsadorin Grenell. Unë jam pajtuar me Ambasadorin Grenell se ne duhet ta kemi një marrëveshje me Serbinë, dhe se një energji e re është e nevojshme, por kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes, ne kishim këtë dallim”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit, ky ishte i vetmi dallim që ai pati me shefin e inteligjencës kombëtare të ShBA-ve.

“Unë nuk mendova që ky dallim do të ishte kaq i rëndësishëm. Doli që ishte kështu”, ka thënë Kurti në këtë bashkëbisedim që pati me Jason Palmer, gazetarin dhe autorin e podcast-it “The Intelligence”.

Megjithatë, ky deklarim i kryeministrit në detyrë Kurti, bie në kundërshtim me fjalimin e tij të mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 25 mars.

Në fjalimin e tij para votimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë, ai tha se nuk ka parë asnjë marrëveshje sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i shkarkuar tha se në momentin që do ta kishte marrëveshjen sekrete mes këtyre dy presidentëve, ai do ta publikonte.

Lexo edhe :  Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë (shifrat e fundit)

“Po, a mendoni ju që po ta kisha marrëveshjen sekrete do të ngelej sekrete ajo, po normalisht që do ta kisha publikuar. Marrëveshja sekrete është sekrete, sepse nuk e kam. A e kuptoni, momentin që unë e kam marrëveshjen Thaçi-Vuçiq unë ua sjell, por nuk e kam. Ama ka marrëveshje sekrete, edhe ajo marrëveshje është motori i kësaj seance”, deklaroi Kurti më 25 mars.

Në këtë rrethana me trysni të madhe, Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë ku sipas tij, marrëveshja është e gatshme. Për këtë, ai siguroi se kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet pa e ”thyer” atë. /Insajderi.com

 

Të fundit

Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente paniku në kryeqytet (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne,...

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Kompania ajrore Swiss International Airlines dhe Deutsche Lufthansa deklaruan sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Zyrih bëri një ulje emergjente...

Ylli i Liverpool refuzon Barcelonën: Dua të luaj te Bayern

Më në fund një lajm i mirë për Bayern! Ylli i Liverpool, Luis Diaz, ka refuzuar ofertat e Barcelonës dhe ka vendosur të transferohet në...

Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen. Por, për...

Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” është kryer një ndërhyrje e suksesshme falë ekipit të këtij spitali te një paciente që solli në...

Lajme të tjera

Web TV