Nga Fieri erdhën sot pamje të rënda që do të ngrinin shqetësim jo vetëm në kohën e koronavirusit. Grumbull i madh njerëzish u mblodhën përpara një qendre për shpërndarjen e ndihmave, ndërsa nuk mungoi as përplasja me policinë.
Qytetarët, kryesisht të komunitetit rom, u mblodhën pa asnjë distancë sigurie për të marrë ndihmat ushqimore, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e konsideroi situatën të inskenuar.
Video tregon se si qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin dhe policinë që përpiqet t’i ndalojë.
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama.