Shkon mbi 1000 numri i viktima në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedia ka regjistruar më shumë se 1000 vdekje nga koronavirusi i ri, Covid-19. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore në Sudei janë regjistruar 100 viktima në 24 orë.

Qeveria suedeze e cila ka marrë masa më të lehta për të parandaluar koronavirusin në krahasim me shtetet e tjera evropiane, regjistron deri më tani 11.445 raste pozitive me Covid-19 dhe 1.033 viktima, një bilanc ky shumë më i lartë në krahasim me vendet e tjera nordike.

Kujtojmë se jeta në Suedi po vazhdon si zakonisht. Fëmijët shkojnë në shkollë ndërsa të rriturit takohen për darkë në lokale. Vetëm të prekurit janë këshilluar të izolohen dhe disa po punojnë nga shtëpia.

Qeveria suedeze është duke aplikuar strategjinë e quajtur ‘Imuniteti i tufës”, e cila thotë se është një mekanizëm sipas të cilit, kur shumica e një popullate është imune ndaj një infeksioni (sepse është prekur ose është vaksinuar), patogjeni nuk gjen njerëz që të infektohen, duke bërë të mbrojtur në mënyrë indirekte, edhe ata pak njerëz që janë ende të prekshëm.

Të fundit

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

Lajme të tjera

Web TV