Covid-19/ Paloka: Sa burg parashikon Kodi Penal?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë se zyrtarët e Kryeministrit Edi Rama kanë pranuar krimin ndaj shqiptarëve sa i takon COVID-19, pasi pohuan sipas tij se ai kishte ardhur në vendin tonë në 28 shkurt.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka shtron pyetjen se “Sa burg parashikon Kodi Penal per ata qe me vetedije kane fshehur perhapjen e COVID-19 ne Shqiperi perpara se ta shpallnin zyrtarisht ?”.

Më tej ish-deputeti rendit disa nga aktivitetet që janë bërë që nga data 28 shkurt, deri në 9 mars, kur u deklarua zyrtarisht dhe rasti i parë me COVID në vendin tonë.

Mesazhi i Edi Palokës:

Zyrtaret e Rames pranojne krimin ndaj shqiptareve per COVID-19!

Sa burg parashikon Kodi Penal per ata qe me vetedije kane fshehur perhapjen e COVID-19 ne Shqiperi perpara se ta shpallnin zyrtarisht ?

Sa vite burg duhet te bej Edvin Rama qe jo vetem e fshehu me vetedije kete fakt por dhe tallej e perqeshte opoziten qe i kerkonte te merrte masa nderkohe?

Brenda pak ditesh, zyrtaret e Rames kane pranuar se kane qene ne dijeni te faktit se te infektuarit e pare me COVID-19 ne Shqiperi kane rezultuar qe me date 28 shkurt, por kjo ju eshte mbajtur e fshehte shqiptareve .

Fillimisht Silva Bino dhe sot A. Fico kane pranuar daten 28 shkurt si fillimin e epidemise ne vendin tone. Shihni grafikun e paraqitur sot nga drejtoresha e Rames per kurben e infeksionit ne Shqiperi, fillon me date 28 shkurt, te njejten date te pranuar pak dite me pare dhe nga Bino!

Po me sa duket, me urdher te Rames, vetem me daten 9 mars u deklarua zyrtarisht rasti i pare me corona virus ne Shqiperi.

Lexo edhe :  Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar, ne duam fitoren

Dje “parlamenti” i Rames miratoi disa nene ne Kodin Penal per te denuar ata individe qe behen shkas per perhapjen e virusit. Po ata zyrtare dhe ai kryeminister qe me vetedije ka fshehur te verteten mbi perhapjen e virusit ne vendin tone, duke shkaktuar mbase mijera te infektuar, sa duhet denuar???

Kujtoj qe vetem nga datat 28 shkurt deri me 9 mars ka patur disa aktivitete masive dhe publike:

-Kongresi i PS ne Pallatin e Kongreseve

-Mitingu i thirrur nga Presidenti Meta ne Bulevard

-Derby midis Tirones dhe Partizanit ( dhe ndeshjet e tjera te kampionatit)

-Festimet nga grate dhe mesuesit e 7-8 marsit

Te gjitha aktivitete me grumbullime nga me masivet, por Rama dhe zyrtaret e tij i lejuan duke fshehur te verteten per interesa te tyre meskine!

Sa shqiptare mund te jene infektuar ne ato dite?

Sa prej tyre kane gjetur vdekjen?

Kjo eshte vrasje me dashje, eshte krim me vetedije te plote.

A do mbash pergjegjesi per kete Edvin, apo do vazhdosh me DENGLA./Fjala.al/

Të fundit

3 llojet e mishit që duhet të konsumojnë njerëzit mbi 50 vjeç

Me rritjen e moshës, funksionet e organeve dhe indeve të ndryshme të trupit gradualisht zvogëlohen, si dhe funksioni absorbues...

Studim/ Lajmet për politikën po ju dëmtojnë zemrën

Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas studimit, njerëzit po...

Importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të...

Nuk lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 6 Maj 2024

Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Shqipëria më e lira në Europë, ja sa kushton një natë në kamping në vendin tonë

Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternativë e mirë, por edhe më e lira në Europë, me një çmim prej 13.52...

Lajme të tjera

Web TV