Danimarka rihap parukeritë, vendi drejt heqjes së masave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filloi me shkollat për fëmijët e vegjël këtë javë, dhe tani Danimarka do të lejojë që sallonet e bukurisë, parukierët dhe sallonet e tatuazheve të rihapen të hënën. Danimarka veproi shpejt për të parandaluar përhapjen e koronvirusit, duke vendour masa kufizuese të lëvizjeve që më në 12 mars, ndërkohë që Suedia fqinje vendosi të tërhiqet nga masat e rrepta.

Kompanitë që do të rinisin punën duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Çfarëdolloj lehtësimi i mëtejshëm do të varet nga fakti se sa danezët do t’i respektojnë rregullat e distancimit shoqëror.

“Askush nuk dëshiron që ta mbajë Danimarkën të mbyllur as edhe një ditë më shumë nga sa mund të jetë e nevojshme” – shkroi kryeministri Mete Frederiksen në Facebook. “Por ne nuk duhet të ecim shpejt përpara, aq sa mos ta mbajmë dot nën kontroll epideminë”- theksoi ai.

Çfarë do të hapet dhe çfarë jo

Parukierët, dentistët, tatuazhistët dhe instruktorët e autoshkollave, do të lejohen të rifillojnë punën e tyre. Profesione të tjera që përfshijnë:fizioterapistët, psikologët, sallonet e bukurisë dhe masazheve, okulistët, podiatrit, klinikat Spa, studiot për pirsing, fizeoterapistët.

Gjykatat do të rihapen më 27 prill. Kafenetë, restorantet dhe shkollat ​​për moshat mbi 12 vjeç nuk do të hapen. Ata që duan që të rikthen në punë, por që ndjejnë se ende nuk ka ardhur koha e duhur, kanë të drejtë që të kërkojnë kompensim nga qeveria.

Pse Danimarka po merr hapa për të lehtësuar sërish masat

Gjithashtu do të punohet për të mundësuar vizitat e familjarëve tek njerëzit në nevojë, tek të moshuarit dhe fëmijët. Sapo u bënë të qarta detajet e lehtësimeve, një nga uebsajte më të mëdha të parukerive në Danimarkë që gjendet në sistemin booking, ra si pasojë e kërkesa të shumta,  raportoi gazeta “Ekstra Bladet”.

Lexo edhe :  Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Sipas gazettes, kjo ndodhi pasi shumë danezë të dëshpëruar për një prerje flokësh, ishin përpjekur të rezervonin në të njëjtën kohë. Fillimisht ishte ende e paqartë se si parukierët dhe okulistët do të mund të mbanin distancimin social, dhe t’i përmbaheshin udhëzimeve të qeverisë, pasi mendohej se ishte e nevojshme që të përdoreshin pajisje mbrojtëse si maskat ​​dhe dorezat.

Alan Tomsen, profesor i virologjisë në universitetin e Kopenhagenit, tha për “Danish TV” se hapja e kafeneve do të ishte shumë më e rrezikshme, pasi numri i klientëve do të ishte shumë më i madh se sa tek një dentist apo parukier.

Vendimi për rihapjen e këtyre bizneseve, erdhi pasi liderët politikë, përfshirë partitë opozitare, arritën një konsensus bazuar në këshillat e institutit të sëmundjeve infektive, SSI. Danimarka ka raportuar deri tani 336 vdekje dhe rreth 7.000 të prekur nga koronavirusi, teksa ka një popullsi prej 5.8 milionë banorësh.

Një në pesë nga të infektuarit, rezulton të jetë punonjës i kujdesit shëndetësor. Nga vendet e tjera të  Evropës që kanë lehtësuar masat, ishte dhe Austria që të martën lejoi rihapjen e dyqaneve të vogla. Ndërsa në Gjermani, dyqanet të vogla deri në 800 m katror do të lejohen nga e hëna të rifillojnë aktivitetin. Edhe Spanja lejoi gjithashtu këtë javë rinisjen e aktivitetit të disa bizneseve në fushën e ndërtimit dhe prodhimit.

Bllokimi në të gjithë Evropën, ka pasur një efekt dramatik në industrinë e makinave. Shitjet e makinave të reja, ranë me 55 për qind gjatë muajit mars, dhe prekën të gjitha tregjet e shteteteve të prekura të BE-së.

S.T

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV