Kurti letër Thaçit: S’e refuzoj kërkesën tënde, por mu përgjigj më parë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka kthyer përgjigjeve të letrave të presidentit Thaçi.

Përmes një letre dërguar kreut të shtetit të Kosovës, Kurti shkruan se nuk heziton dhe nuk refuzon t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për të dërguar emrin e të mandatuarit për formimin e qeverisë.

Sipas Kurtit, ai do ta bëjë këtë por është ende në përgjigje të pyetjes që ai i ka drejtuar në letrën e tij të fundit Presidentit.

Kurti i ka kërkuar Thaçit të sqarojë atë që ai e quan standard të dyfishtë në praktikën kushtetuese lidhur me mocionin e mosbesimit.

Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”, mbyll letrën kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV