Pacientët e prekur nga koronavirusi po trajtohen me një ilaç eksperimental i cili po jep efektet e para të tij.
Ilaçi i cili quhet remdesivir, po shëron në mënyrë të shpejtë, brenda pak ditësh disa nga pacientët e prekur me koronavirus.
Shumica e tyre kanë shkuar në shtëpi brenda ditësh, shkruan Business Insider.
LEXO EDHE:
Këto janë vaksinat që luftojnë koronavirusin, por tre prej tyre…
Të sëmurët të cilët iu nënshtruan provës klinike të ilaçit kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe. Por ata ishin në gjendje të largoheshin nga spitali në më pak se një javë trajtim ndaj koronavirusit.
“Lajmi i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e jashtëzakonshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Agoikagos.
LEXO EDHE:
Kur do ta kemi ilaçin ndaj Covid-19? Ekspertët: Kjo është shpresa jonë e vetme
Megjithëse ky është një ilaç eksperimental dhe deri më tani nuk asnjë terapi apo kurë të aprovuar ndaj Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqyrton disa ilaçe dhe trajtime të tjera, mes tyre edhe remdesivir./Përshtati nga Business Insider për Fjala.al, B.Quku
LEXO EDHE:
U tha se këto dy ilaçe shërojnë koronavirusin/Por shikoni çfarë i bëjnë ato njeriut