Mjeku shqiptar: Ja dëmi që iu bën koronavirusi shqiptarëve në raportet seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seksologu i mirënjohur Evin Dani ka deklaruar se një prej pasojave të mëdha që ka shkaktuar koronavirusi përgjatë këtyre ditëve karantinë, është edhe dëshira e ulët e shqiptarëve për raporte seksuale.

Sipas tij, një prej pasojave psiko-fiziologjike të Covid-19 në shoqëri është edhe reduktimi i aktivitetit seksual.

Duke folur në emisionin “Hipokrati”, mjeku i njohur tha se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar një rënie drastike që prej shfaqjes së koronavirus-it, një rënie që madje ai nuk e ka hasur asnjëherë më parë në karrierën e tij si mjek.

Dua të vlerësoj që po diskutoni një temë që deri para shumë kohësh ishte tabu`. Unë si mjek që merrem me shëndetin seksual prej 40 vjetësh ju përgëzoj. Unë mund të them që me problemet që ne po kalojmë së bashku,kërkesat për të diskutuar apo për të marrë konsultë për marrëdhëniet seksualet në 2 muajit e fundit kanë një rënie. Nëqoftëse unë jam një mjek që konsultoj rreth 30-40 raste në ditë për problemet e disfunksionit elektril apo çrregullimet seksuale në kohë normale, në ditët e sotme kjo kërkesë ka rënë në 2-3 konsulta në ditë, edhe pse një pjesë e konsultave janë kthyer online. Por mund të them që kjo është një rënie që unë nuk e kam vënë re gjatë gjithë jetës sime”-shpjegoi Dani.

Sipas tij  kjo rënie drastike e vizitave mjekësore tregon qartë se problemet që po kalojmë për shkak të koronavirusit, po ndikojnë edhe në jetën seksuale të njerëzve.

Marrëdhëniet seksuale pavarësisht se janë një moment instinkti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet seksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën seksuale. Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre seksuale. Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik. Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ereksionit dhe aktivitetit seksual”-vijoi më tej mjeku seksolog.

Lexo edhe :  Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Mjeku Dani këshilloi që në këtë periudhë të shmangen marrëdhëniet seksuale me persona të dyshuar apo të infektuar me Covid-19, jo sepse aktiviteti seksual është ngjitës, por se afrimiteti mes dy partnerëve mund të bëjë që virusi të transmetohet përmes pështymës, puthjes apo rrugës së spërklave.

Nga ana tjetër ai konfirmoi se koronavirus nuk prek organet tona të riprodhimit.

Meshkujve që nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale, u rekomandohet një masturbim në ambiente të veçanta, në mënyrë që të parandalojnë dhe infeksionin viral. Ky lloji virusi për fatin tonë të mirë nuk prek organet tona të riprodhimit, në ndryshim me atë që quhet partiti epidemik, një infeksion dhe ky viral, që si shenjë kryesore ka zmadhimin e shytave, që dikur quheshin si “shytat” dhe kishte afinitet që të ngacmonte dhe testet. Ndërsa Covid-19 jep komplikacione në pulmone, pra mushkëri kryesisht apo në pankreas, por jo infeksion të testeve. Megjithatë thuhet që një mashkull kur ka temperaturë të lartë, ka rënie të numrit të spermatozoidëve dhe për rrjedhojë ka rënie të mundësisë për të pasur një riprodhim. Në rastin e Covid-19 rekomandimet janë që çiftet mos të mendojnë për një fëmijë në këtë periudhë, pasi inflamacioni mund të bëhet shkak për një ndërprerje të shtatzënisë apo mund të shkaktojë komplikacione në fetus. Marrëdhëniet seksuale në këtë periudhë duhet të jenë shumë të afërta si p.sh mes burrit dhe gruas, dhe të kemi një siguri të madhe që partneri nuk është i infektuar”, përfundoi ai.

Të fundit

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Lajme të tjera

Web TV