Si po shpopullohen shqiptarët në Luginë të Preshevës në nivele alarmante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Luginë të Preshevës po ndodh shpopullim masiv i shqiptarëve, ndërkohë që Tirana dhe Prishtina nuk po reagojnë ende. Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore, në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, tregon skemën që po përdor Serbia për të ndryshuar rpaortet etnike në komunat e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës.

Sipas asaj që Ferati-Sachsenmaier shkruan në ‘Exit’, autoritetet serbe përdorin Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim, saktësisht nenin 18 të këtij ligji, i cili i jep kompetenca organeve shtetërore serbe që të bëjnë verifikimin e adresave të përhershme e vendbanimit. Personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka të drejtë të verifikojë nëse një banor shqiptar jeton në adresën e dhënë si adresë e përhershme e vendbanimit.

“Sipas ligjit në fjalë nëse gjatë verifikimit të adresës së vendbanimit qytetari nuk gjendet në shtepi, atij personi i pasiviziohet adresa e përhershme e vendbanimit. I lëshohet një vendim dhe i jipet një periudhe kohore vetëm prej 8 ditesh për të bërë ankesë në zyret lokale të MUP-it.

Si qytetar shqiptar ti mund të jesh në trajtim mjekësor dikund në spitale të Serbisë, ose në vizitë tek familjarët jashtë vendit, ose në atë moment thjeshtë mud të mos qëllosh në shtëpi—gjitha këto fakte nuk çojne peshë për personelin e MUP-it të Serbisë”, bën me dije Flora Ferati-Sachsenmaier.

Shumica e qytetarëve shqiptarë, kryesisht në Medvegjë, e kanë kuptuar se janë pasivizuar krejt spontanisht: zakonisht kur kanë shkuar te mjeku ose kur kanë shkuar të bëjnë pagesën e tatimit mbi pronë. Përgjigjen standarde që ata marrin në këto ente është ‘shkoni lajmërohuni në stacionin policor’.

“Moslëshimi i vendimeve për pasivizim të adresave të shqiptarëve në Serbi  nuk është një rastësi. Ai ka për qëllim që t’i parandalojë shqiptarët me adresa të pasivizuar që të fillojnë procese ligjore kundër Sërbisë për shkelje të rëndë të drejtave të tyre dhe diskriminim sistemik që po ju bëhet në baza etnike”, thotë Ferati-Sachsenmaier.

Lexo edhe :  Qeveria pas protestave masive, Vuçiç prezanton sonte kryeministrin e ri të Serbisë

Diskrimini përmes pasivizimit të adresave të venbanimit ka qenë fatal për komunitetin shqiptar ne Medvegjë, pasi kjo praktikë diskriminuese ligjore, sqaron Ferati-Sachsenmaier, është duke shkaktuar krizë të thellë humanitare edhe politike.

“Për shembull, personave me adresa të pasivizuara dhe me sëmundje kronike u refuzohet trajtimi në ente shendetësore edhe pse posedojnë leternjoftime valide dhe sigurim shëndetësor. Po ashtu, qytetarëve të cilëve ju skadon letërnjoftim nuk ju lejohet të marrin letërnjoftim të ri ose pasaportë.

Kjo situatë dëshpruese i ka shtyrë shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin vendbanim të perkohshëm në Beograd ose Novi Sad, vetëm e vetëm që të mund të regjistrojnë makinën e tyre ose te marrin pasaportë të re. Ndryshe nga komuna ku janë lindur dhe ju pamundësohet marrja e dokumenteve, në Novi Sad dhe Beograd i marrin pa asnjë problem”, bën me dije ajo.

Flora Ferati-Sachsenmaier thekson se “përkundër këtij diskriminimi sistemik të shqiptarëve në Medvegjë e Luginë, as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk janë deklaruar asnjëherë për këto ngjarje. Kërkesat dhe dëshmitë e qytetarëve shqiptarë nga këto komuna drejtuar tyre nuk kanë munguar”.

Të fundit

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për...

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i...

Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së...

Flasim për njeriun human, kur historia flet me armë

Nga Leonard Veizi   Flasim gjithë ditën e ditës për humanizëm, të qenit human. Madje edhe natën nuk e kursejmë për të tilla biseda jetësore, thelbësore,...

Berisha hap fushatën me këshilluesin e Trampit

Koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha do të hapë fushatën sot në shëshin “Nënë Tereza”. Skenografia pritet të jetë thuajse e ngjashme...

Lajme të tjera

Web TV