Kurti: Thaçi sot doli në ilegalitet, kushtetuesja vendos nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi zhvillimet e sotme politike, teksa theksoi se Presidenti Hashim Thaçi doli në ilegalitet.

Kujtojmë se pak më herët, Thaçi mblodhi krerët e partive politike për të diskutuar formimin e një qeverie të re.

Ndërkohë, lidhur me këtë, Kurti bëri paralajmërimin e fortë se “formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”:

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh.

Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve.

Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet”, deklaroi Kurti përgjatë një konference për mediat.

Të fundit

Egjipti i Lashtë: Manuali i Mumifikimit Një papirus 3,500-vjeçar zbulon detaje të papara më parë rreth procedurave të mumifikimit, duke...

Do i blejë nga Franca, Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja,...

AMP i arrestoi, Gjykata liron 3 inspektorët dhe nën komisarin në Kapshticë

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore...

Krahasoni guximin e misionit të ndihmës për Gazën me mosveprimin e qeverive perëndimore

“Madleen” nuk është një “jaht për selfie”. Ajo është simbol i dhembshurisë njerëzore në një botë që ka vendosur të kthejë shpinën. Nga Owen Jones Imagjinoni...

Turqia ‘shkundet’, nga një tërmet 4.5 ballë ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur distriktin Simav të Kutahyas na Turqi. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej 8...

Lajme të tjera

Web TV