Shteti amerikan i Missourit ka vendosur të ngrejë padi civile ndaj Kinës, të cilën e bën përgjegjëse për pandeminë e koronavirusit. Sipas Eric Schmitt, prokuror i Përgjithshëm në Missouri, Kina ka bërë shumë pak për të parandaluar shpërndarjen e virusit.
Schmitt ka theksuar se banorët e Missourit po përjetojnë dëme ekonomike që arrijnë në dhjetëra miliardë dollarë.
“Në Missouri impakti i virusit është shumë i madhe, mijëra janë infektuar dhe kanë vdekur, familjet po ndahen nga të dashurit e tyre, bizneset e vogla po mbyllin dyert dhe njerëzit po hasin vështirësi për të vendosur ushqimin në tavolina. Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun e COVID-19, dhe bëri shumë pak për ta parandaluar. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaron Schmitt.
Padia civile është ngritur nga Qeverisë kineze, Partisë Komuniste dhe zyrtarëve të tjerë kinezë. Gjithsesi, ekspertët amerikanë e shohin me dyshime këtë padi të Missourit pasi në shtetet e huaja kanë mbrojtje të gjerë nga paditë që ngrihen në gjykatat amerikane.
Edhe në Evropë ka patur thirrje që Kina të mbajë më shumë përgjegjësi për pandeminë globale, e cila dyshohet se fillesën e ka në qytetin Ëuhan. Ndërkohë që autoritetet kineze mohojnë akuzat.