Efekti karantinë pastron ajrin në kryeqytetet e Evropës, përveçse në Romë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë ulur ndjeshëm nivelin e ndotjes dhe pluhurit në kryeqytetet botërore, përveç Romës.

Në kryeqytetin Italian, niveli i ndotjes përgjatë dy muajve të fundit është rritur me 30%. Këtë e konfirmon raporti i agjencisë së specializuar për ajrin, IQAir, në të cilin janë ballafaquar nivelet e ndotjes në qytet, për muajt mars-prill, me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por sipas Riccardo De Lauretis, përgjegjës për inventarin kombëtar të emisioneve të iSpra, të dhënat flasin edhe për ditët kur ka patur reshje shiu apo erë të fortë. Studimi është zhvilluar për tre javë rresht në Nju Delhi, Los Anxhelos, Londra, Madrid, Mumbai, San Paolo, wuhan, Seul, New York dhe Romë.

Në Wuhan, studimi është realizuar në periudhën 3 mars deri më 24 shkurt ndërsa në Romë kampionet janë marrë nga data 9 deri më 30 mars.

Por çfarë theksohet në raport? Niveli i pm, pra grimcave të pluhurit në ajër ka rënë me 60% në Nju Delhi, që është zyrtarisht qyteti më i ndotur në botë, me 54% në Seul dhe me 44% në wuhan.

Ndërsa në Romë nuk ndihet ky efekt i izolimit. Përkundrazi, niveli i ndotjes është rritur me 30%. Autoritetet vendore i justifikojnë shifrat me ndotjen nga përdorimi shtëpiak i sobave me dru apo pajisje të tjera shtëpiake, që gjatë periudhës së karantinës janë përdorur më shumë por edhe për shkak të prezencës në këtë periudhë të fenomeneve atmosferike, që kanë sjellë përqendrim më të madh të pluhurit, siç është edhe lagështira

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV