Brad Pitt në rolin e dr.Fauci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë në një intervistë për CNN, Dr.Anthony Fauci u pyet se cili aktor do të donte të luante rolin e tij në një film në të ardhmen.

Prezantuesja i dha edhe disa sugjerime, mes të cilëve Ben Stiller, Brad Pitt e të terë. Pasi qeshi, Fauci u shpreh: “Brad Pitt sigurisht”.

Epo, dëshira iu plotësua menjëherë. Në një dalje surprizë, Pitt u shfaq pikërisht në rolin e doktorit të famshëm, me një fjalim dedikuar popullit amerikan për krizën Covid-19.

“Së pari, dua të falenderoj gratë e moshuara në Amerikë që kanë kaluar kaq kohë duke më mbështetur frymëzuar e që ndonjëherë më kanë dërguar edhe grafika e emaile” tha Brad Pitt në rolin e doktor Faucit.

Më pas ai kërkoi të bëjë një sqarim edhe rreth situatës aktuale të koronavirusit dhe marrëdhënies me presidentin Trump.

I gjithë skeçi i dedikohej punës së doktor Faucit por edhe përplasjeve të tij të vazhdueshme me presidentin Trump për lehtësimin e masave.

Më pas, Pitt hoqi syzet e personazhit që imitoi dhe drejtoi një mesazh për të gjithë ata që e ndiqnin: “I drejtohem dr.Faucit, faleminderit për qetësinë tuaj dhe qartësinë në këtë kohë të paimagjinueshme” tha Pitt. “Faleminderit edhe stafit mjekësor, atyre që punojnë në ndihmën e parë dhe familjeve të tyre”.

Burimi: Click2houston, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Lajme të tjera

Web TV