Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar se vendi i saj ka ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Ajo pretendon se Zelanda e Re ka “zhdukur” koronavirusin, raporton BBC.
Këto komente ajo i bëri pasi në Zelandën e Re nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.
Ky lajm vjen vetëm pak orë pasi Zelanda e Re do të shfuqizojë masat më të rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, që ishin edhe një nga strategjitë e këtij vendi për të luftuar koronavirusin.
Nga e premtja, janë rihapur bizneset edhe pse nga qytetarët do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim që të shmanget kontakti social.
Deri më tani në Zelandën e Re janë konfirmuar 1.500 raste të prekurve me coronavirus, si dhe 19 tjerë të vdekur.
“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po hapim jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar Ardern.