Pse ndryshon kurba e të infektuarve? Mjeku Tritan Kalo shpjegon shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i kurbës së të prekurve në vendin tonë me Covid-19 sipas mjekëve infeksionistë ndikohet nga disa faktorë. Mjeku Tritan Kalo thotë se dy janë arsyet që në Shqipëri kanë përcaktuar mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Numri i rasteve pozitive ka të bëjë me disa faktorë. Së pari, shtrirjen e testimeve në vatrat e reja të personave të kontaktit ose të rrethit të parë ose të dytë, ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të testimeve, pozitivitetin e tyre. Si rregull në botë nga numri i përgjithshëm i testimeve pozitiviteti varion midis 8 dhe 12 %. Ne jemi afërsisht tek 11%, duke pasur parasysh totalin e 7409 testimeve.”

Efiçencën e rasteve që rezultojnë pozitiv në popullatë mjeku Kalo thotë se e përcaktojnë dy elementë të rëndësishëm. Ai thotë se aktualisht vendi ynë është në shifra relativisht të ulëta, ç’ka ka çuar në mirëmenaxhimin e situatës nga bluzat e bardha.

“Shtimi i numrit të shtrimeve në spital dhe mbi të gjitha shtimi i të sëmurëve që trajtohen në terapi intensive. Fatmirësisht numri i të shtruarve në spital është në shifra relativisht të ulëta dhe numri i të trajtuarve me terapi intensive kurrë si ka kapërcyer kapacitetet këtyre reparteve në vlerën 50-60% të tyre, çka e bën të mundshme të mirëmenaxhohen rastet e ardhura në spital”, tha Kalo për TV Klan.

Sipas doktor Kalos evolucioni i rasteve nga 8 marsi kur u shënua edhe i prekuri i parë me Covid-19 në vendin tonë ka qenë një kurbë në formë M-je. Mjeku infeksionist sqaron se për pasjen e kësaj kurbe në nivele mirëmenaxhuese u deshën masat shtrënguese dhe kufizimi i lëvizjes së popullsisë.

Të fundit

Jeta e jashtëzakonshme e Gwen dhe Augustus John

Talentet e Gwen John e tejkalonin me shumë atë të vëllait të saj – por të dy trajtohen me...

Birkin i parë në histori del në ankand në Paris

Në fluturimin nga Parisi në Londër, Jane Birkin u ul pranë CEO-së së Hermès, Jean-Louis Dumas. Gjatë bisedës, ajo u ankua për mungesën e...

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Ditën e sotme, 10 qershor, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar...

Iu zgjatën hetimet/ Meta reagon nga burgu: Nga kjo betejë do të dal më i fortë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij për edhe 6 muaj. Reagimi i...

Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi...

Lajme të tjera

Web TV