Si ja doli Zelanda e Re të frenojë koronavirusin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re thotë se ka arritur të frenojë transmetimin e Covid-19, duke eleminuar në mënyrë efektive virusin e ri.

Me rastet e reja, në nivele shumë të ulëta të raportuara ditët e fundit, kryeministrja Jacinda Ardern tha se në vendin e saj, më në fund, virusi u eleminua. Por zyrtarët kanë paralajmëruar se nuk duhet të hiqet dorë nga masat mbrojtëse dhe distanca sociale pasi kjo nuk do të thotë se virusi në Zelandën e Re është zhdukur përfundimisht.

Në vend janë lehtësuar masat kufizuese, nga e marta, disa biznese të tjera do ti rikthehen aktivitetit normal. Ndërkohë shumicës së popullsisë do ti duhet të qëndrojë ende të mbyllur në shtëpi, për të shmangur totalisht përhapjen e Covid-19.

“Jemi gati të rihapim ekonominë por jo jetën sociale” tha Kryministrja Ardern përpara mediave. Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1500 raste të konfirmuara dhe vetëm 19 viktima.

Por si arriti Zelanda e Re ti përgjigjet në kohë dhe me masat e duhura, betejës me koronavirusin?

Vendi ishte ndër të parët që vendosi masa kufizuese, për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit që në ditët e para të shpërthimit të pandemisë. Kufijtë u mbyllën, karantina u bë e detyruar për të gjithë ndërsa në vend u zhvilluan testime në masë. Plazhet, parqet dhe cdo aktivitet u pezullua që prej 26 marsit, bashkë me to edhe zyrat publike dhe shkollat. Baret dhe restorantet ende qëndrojnë mbyllur.

Prej mesnatës së të hënës, Zelanda e Re kaloi nga niveli i 4 i karantinës në nivelin 3. Disa biznese hapen këtë të martë, përfshirë edhe restorantet por askujt nuk do ti lejohet qëndrimi ballë për ballë me njëri tjetrin. Askush nuk mund të qëndrojë në grup ndërsa distanca mes njëri tjetrit duhet të jetë 2 metra./Burimi: BBC Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Relatore do të...

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa...

Lajme të tjera

Web TV