40-vjeçari masakron me thikë vajzën dhe djalin, ulërimat e nënës s’kanë të ndalur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar ka shpërthyer gjatë karantinës së krijuar nga koronavirusi duke masakruar me thikë fëmijët e tij, vajzën 1-vjeç dhe djalin tre vjeçar.

Me gjithë thirrjet e gruas së tij, 40-vjeçari Nithin Kumar nuk ka ndaluar asnjë moment duke goditur me thikë fëmijët.

Kumar, i cili jetonte me gruan, Nissa dhe dy fëmijët e tij, është përshkruar si njeri mjaft i mbyllur, ndërsa kishte përfunduar punën në dyqan 90 minuta para tragjedisë.

Reshna Begum, e cila jeton afër shtëpisë së 40-vjeçarit, tha se dëgjoi ulërima rreth orës 17:30 në pasditen e së dielës. “Dëgjoja gruan që ulërinte “Më ndihmo”. “Më shkoi mendja se diçka e tmerrshme duhet të kishte ndodhur. Kjo gjë vazhdoi për 10 minuta”, shprehet Begum.

Fqinjët treguan se si policët e nxorën trupin e vajzës në një çantë të vogël ndërsa mjekët u përpoqën të shpëtonin vëllain e saj i cili ndërroi jetë në spital.

Dëshmitarët thanë se nëna e fëmijëve, e traumatizuar u largua nga policia.

Zonja Begum shtoi: “Kjo është shkatërruese, e tmerrshme. Si nënë jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur. Unë nuk mund ta imagjinoj atë që ka ndodhur.”

Kumar dhe gruaja e tij erdhën nga Sri Lanka në Britaninë e Madhe. Ai ishte i punësuar në një dyqan afër shtëpisë së tij. Kumar punonte deri në orën 16:30 dhe rikthehej te familja e tij.

Punëdhënësi i tij, Shanmugatha Thevadurai, 54 vjeç, tha se “gjithçka ishte normale. Nithi ishte njeri i mrekullueshëm dhe një punëtor besnik. Ai hapi dyqanin në 9 të mëngjesit, punoi, më bëri dhe një çaj pak para se të largohej. Ai më kishte thënë se si gruaja e tij nuk ishte e lumtur ndërsa ai dilte të punonte edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Ata ishin katër persona në një banesë të vogël, dhe unë mendoj se gjërat po vështirësoheshin. Si duket ai nuk e përballoi dhe shpërtheu. Jam i tronditur totalisht. Por kur e pashë për herë të fundit, ai ishte me humor të mirë dhe nuk vërejta asgjë që nuk shkonte”.  /Përshtati nga The Sun, për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV