Fëmijët me aftësi të kufizuara në karantinë, psikologjia ndryshe e Genta Ruçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të jetuarit me një fëmijë me aftësi ndryshe është një sfidë, e cila vështirësohet edhe më shumë kur bëhet fjalë për të qendruar në izolim dhe nën ankth për jetën. Psikologia Genta Ruçi punon pareshtur dhe në mënyrë kreative nga shtëpia për të gjithë fëmijët specialë të qytetit të vogël të Rrëshenit

Nga Alessia Selimi

Koronavirusi po shihet gjithnjë e më tepër si shkëndijë e cila po ndryshk turbinat e ekonomisë. Mirëpo, pak kush drejton sytë nga target-grupet në nevojë. Këto ditë vetizolimi dhe distancimi social janë jo të lehta për fëmijët me aftësi ndryshe. Ata hasin më shumë vështirësi se bashkëmoshatarët e tyre për kuptuar se përse nuk mund të dalin jashtë shtëpisë. Dhe progresi dhe rezultatet tek këta fëmijë, kurrsesi nuk mund të arrihen në mungesë të terapisë individuale dhe të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, dita e psikologes dhe administratores së qendrës “Mëso me Ne” (Rrëshen) nis pikërisht me to, duke menduar për detyrat që duhet të përgatisë në mënyrë që të jenë të kuptueshme dhe të realizueshme në kushte shtëpie, por edhe për të dhëna informuese dhe motivuese për prindërit. Genta Ruçi ka 6 vite që punon me fëmijë me zhvillim të ngadaltë, por si vullnetare edhe më herët.

“Pranoni bashkëpunimin”, “Mos ndërhyni në gjithçka që fëmija bën”, “Mos krahasoni arritjet e fëmijës suaj me të fëmijëve të tjerëve”, “Merreni ju situatën në kontroll”, “Përqendrohuni në pikat e forta”, “Kujdes në ndërtimin e pritshmërive”, “Argëtojini dhe përfshijini”…..Janë këto disa nga këshillat e listuara nga Genta, që kanë të bëjnë me sjelljet e prindërve ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe. Gjithnjë me dëshirën për të studiuar botën e tyre, si dhe për t’u informuar përherë e më shumë për strategji efektive.

“Puna me ta është sa e bukur aq edhe e vështirë”, shprehet ajo për Fjala. “Është emocion i papërshkrueshëm kur shikon se si përpjekjet e vazhdueshme tek këta fëmijë marrin rezultat pozitiv dhe integrimi si rrjedhojë bëhet më i thjeshtë”, vijon Genta. “Shumë prej tyre kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe është fatkeqësi kur mbeten të etiketuara si momentet e tyre të mira dhe nuk u jepet shtysa për t’u zhvilluar më tej’-thotë ajo, duket shtuar se një psikologe duhet t’i pershtatet natyrës së çdo fëmije sikurse edhe vështirësive të tyre.

Duhet të theksojmë se është prindi ai që ndjek më së shumti dhe në situata të ndryshme fëmijën. Mundësia për identifikim prej tij është më e madhe, por kjo ndodh nëse kemi prindër të informuar dhe të aftë për të pranuar situatën në fjalë. Vetëm në rast të kundërt edukatorët dhe psikologët identifikojnë, ndërtojnë teknika ndërhyrjeje dhe bashkëpunojnë me prindin për aplikimin e tyre dhe në shtëpi”, sqaron Genta.

Jo më kot është orientuar nga hera drejt punimeve artistike. “Në shkollën ku nisa të ushtroj profesionin, nuk ndodhej një klasë burimore për fëmijët me aftësi ndryshe. Kësisoj, u orientova drejt punimeve me gurë në mënyrë që nga shitja e tyre të mund të blinim materialet e domosdoshme për teknikat ndërhyrëse. Pasi arrita të finalizoj me sukses këtë nismë, kuptova që ishte një proces që më jepte kënaqësi dhe më motivonte shumë. Kështu, vazhdova punimet me guacka, kafe, kopsa dhe rruaza, për të vijuar me piktura në telajo, me bojëra dhe penela”, tregon Genta. “Adhuroj ngjyrat dhe larmishmërinë, por mbi të gjitha adhuroj ndjesinë që marr kur një materiali shumë të thjeshtë i jap një tjetër pamje dhe mbi të gjitha funksion”, shprehet më tej ajo.

Lexo edhe :  Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Dëshira për të dekoruar ambientet me material të punuar me dorë i është kthyer tashmë në angazhim të përditshëm, që duket se i rrëmben disa orë të mira gjatë mbrëmjes. Por ashtu siç kënaqësitë janë të shumta, edhe vështirësitë janë të tilla. “Që të arrish rezultate duhet një koordinim i punës në shumë mjedise dhe nga shumë aktorë njëherësh, përfshirë këtu prind, mësues dhe terapist. Pavarësisht përpjekjeve, ky koordinim mungon disa herë dhe arsyet janë të shumta. Nuk duhet të përballesh vetëm me vështirësitë e fëmijëve, por me një komunitet të tërë. Ndryshimi i mendësisë dhe mentalitetit është sfidë më vete”, thotë Genta.

Pyetjes nëse mund ta cilësojë si një lloj heroizmi punën e saj në qytetin e vogël të Rrëshenit, i përgjigjet me një “jo” të argumentuar. “Mendoj që në çdo profesion e rëndësishme është të punosh me pasion e përkushtim, pavarsisht vendit ku ndodhemi. Mundësitë që ofron qyteti i Rrëshenit vërtetë janë të pakta, por duhet të kuptojmë që shtysa kryesore për të arritur diçka është brenda nesh. Besoj se heronjtë më të mëdhenj kur bëhet fjalë për fëmijët me aftësi ndryshe, janë prindërit; ato që përballen çdo ditë me vështirësi të shumta. Ne si profesionistë që jemi duhet të gjendemi kurdoherë pranë me shërbimet tona. Nëse mjedisi nuk na motivon mjaftueshëm, besoj se kemi një motiv edhe më të fortë: fëmijët dhe të ardhmen e tyre”, shprehet Genta.

Ajo ndalet edhe më gjerë, tek kushtet që duhet të plotësojnë çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe institucionet joarsimore për fëmijët me aftësi ndryshe. “Për një gjithëpërfshirje të suksesshme është e rëndësishme, që ashtu siç është kontribuar me shtimin e mësuesve mbështetës nëpër shkolla, të kontribuohet edhe me materiale dhe klasa burimore. Kostot që përballojnë prindërit janë të shumta, ndaj është e domosdoshme të ketë mjaftueshëm materiale dhe mjedise për të punuar me ta. Fëmijët punojnë me plan edukativ individual, me objektiva specifike në përputhje me zhvillimin e secilit, jo gjithmonë mund t’u referohemi teksteve mësimore”, thotë Genta.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV