Roland Qafoku emërohet drejtor i Përgjithshëm i gazetës “Fjala”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi drejtues i gazetës “Fjala” vendosi që gazetari i njohur Roland Qafoku të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i gazetës “Fjala” print dhe ‘on line’.

Roland Qafoku është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri. Ai ka një karrierë mbi 23-vjeçare në gazetari. Qafoku ka qenë gazetar dhe drejtues i gazetës “Koha Jonë”, kryeredaktor i gazetës “Panorama” dhe “Tirana Observer” si dhe ka qenë drejtor i Informacionit i televizionit gjeneralist “TV Koha” dhe televizionit informativ “TV Ora News”. Roland Qafoku ka qenë drejtues i emisioneve politike në “Ora News”, “Planet TV” dhe “TV Channel One”.

Ai mban gradën shkencore PHD, Doktor në Shkencat e Komunikimit, të mbrojtur në Universitetin e Tiranës dhe është pedagog i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunimit në Fakultetin e Historisë dhe Fiolologjisë.

Roland Qafoku është autor i librave “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama” si dhe “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017.

Me emërimin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i gazetës “Fjala”, bordi drejtues shpreh bindjen se gazeta “Fjala” do të arrijë të jetë një nga gazetat më të rëndësishme dhe më me ndikim në Shqipëri.

Bordi drejtues i gazetës “Fjala”

Të fundit

Kultura detare italiane, veliera e famshme “Vespucci” rikthehet në Durrës

E cilësuar si një nga anijet veliere më të bukura në botë, Amerigo Vespucci e marinës italiane është rikthyer...

Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” të karrierës

Dy herë fitues i çmimit “Oskarit”, aktori Robert De Niro, i konsideruar si një nga më të mirët në botë  do të nderohet me...

Ed Sheeran surprizon fansat në rrugët e Londrës me një koncert akustik të papritur

Ed Sheeran ka befasuar sërish fansat e tij, duke dalë në rrugët e Londrës për të interpretuar disa nga hitet më të mëdha të...

Zbardhen bisedat e fundit, nëna e palestinezes Rayan Alwan do të vijë në Shqipëri

Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banesën e marrë me qira në Tiranë....

Basha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore. Në fjalën e tij, Basha...

Lajme të tjera

Web TV