Flasin mjekët ‘heronj’, ja çfarë ndodh brenda Infektivit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët e Infektivit prej ditësh janë duke luftuar në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin. Ata kanë treguar për ‘Top Channel’ vështirësitë e tyre dhe situatën me të cilën përballen çdo ditë.

“Ka qenë në datën 8 në darkë duke gdhirë data 9. Bashkë me shefe Najadën kemi qenë në pritje të pacientëve dhe sigurisht që unë isha e emocionuar pasi dukej sikur gjithçka ishte ndryshe nga herët e tjera. Ai momenti i parë ishte emocionues kur u bë intervista e parë nga shefja për të marrë anamnezën e pacientëve . Të nesërmen pastaj unë fillova dhe shprehja emocionet e mia stafit”, tregon Merita Sefa, mjeke.

“Nuk besoj se kam për ta harruar ndonjëherë atë ditën e parë të kësaj pandemie që erdhi te ne pasi Dr. Najada me komunikoi se unë do të isha mjekja që do të merresha me pacientët e parë të shtruar me covid. Janë dy ndjenja realisht. Unë përveç se jam mjeke jam edhe nënë e dy fëmijëve. Nga ana profesionale ajo është një ndjenë, që duket e çuditshme kur e thua e bukur në aspektin Professional. Nga ana tjetër është ajo e problemit familjarë, fakti I të qënit nënë e bijë dhe të duhet të sakrifikosh familjen”, – tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

Shefja e shërbimit Najada Çomo kujton se në ato momente kishte shumë përballje në kokën e saj. Por dy kishin dominancë, shërbim sa më të mirë për pacientët si dhetë mbrohej me çdo kusht jeta e personelit.

“Në përballjet e mia kishte shumë rryma që interferonin me njëra tjetrën. Paçka se për një gjë ju siguroj, se kisha dominancë që ishte puna shumë e mirë më të sëmurin dhe mbrojtja me çdo kusht e jetës së personelit. Ishte ballafaqimi i parë me një sëmundje shumë kontagjoze. Por edhe pse është veshja është frika e zhveshjes të gjitha këto janë frika që në fund përkthehen të hysh në një betejë siç je dhe të dalë numerikisht siç ke hyrë”,tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV