Studenti shqiptar në Itali, me sytë e kthyera nga Infektivi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjmë pjesën tonë.” Fushata e suksesshme që bëri bashkë studentë shqiptarë në Itali dhe Gjermani. 1195 euro të derdhura për 457 maska ffp2 pa valvul. Serxhio Tresa, nismëtari i kësaj lëvizjeje në rrjet, rrëfen fillimet, vështirësitë e hasura rrugës, pritshmëritë dhe situatën aktuale në një nga vatrat e Covid-19

Nga Alessia Selimi

Vendi ynë ka mjaft të rinj që e vrasin mendjen për të bërë diçka. Ka nga ata ku hedh shtat ndjenja qytetare dhe përgjegjësia për të sjellë një ide. Pandemia Covid-19 mori trajtën e një sprove që tejkalohet vetëm në sajë të bashkëpunimit. Përtej distancimit fizik, të imponuar, po qoftë edhe si zgjedhje të mirëmenduar. Pikërisht nga ata vajza dhe djem që kanë lënë pas shpine zhurmën këmbëngulëse të një lavatriçeje, aromën përshtjelluese të gjellrave.

Një prej tyre është Serxhio Tresa, 23 vjeç, student për mjekësi të përgjithshme në Romë, Itali. Nga vendi i cili vazhdon të jetë shteti i dytë me numrin më të lartë të jetëve të humbura nga koronavirusi, Serxhio ndërmori iniciativën për të mbledhur para në ndihmë të personelit mjekësor të Spitalit Infektiv. “Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjmë pjesën tonë.” Përmes kësaj fushate online në GoFundMe, krah studentëve të tjerë shqiptarë në Itali dhe Gjermani, Serxhio ka arritur të mbledhë 1195 euro, shumë kjo e derdhur për 457 maska ffp2 pa valvul. Fondet janë gjithmonë në rritje. Kësisoj, ambicia shkon deri tek shtimi i pajisjeve për frymëmarrjen e mushkërive.

Serxhio tregon për “Fjala” gjenezën e nismës, si dhe vështirësitë e hasura rrugës. Nuk ngurron të përshkruajë karakterin e ditëve brenda mureve të shtëpisë, sikurse edhe atmosferën aktuale të vendlindjes së qytetërimit perëndimor. Me shikim të kthyer nga i tiji vend, Serxhio nuk stepet përballë pyetjes nëse do të ushtrojë apo jo një ditë profesionin e mjekut në Shqipëri.

“Aktivitetet vullnetare i kam preferuar që në moshën e gjimnazit, por tashmë që studioj për mjekësi të përgjithshme e ndjeja më tepër përgjegjësinë morale që të kontribuoja dhe unë në këtë periudhë. Fizikisht nuk mund t’i përgjigjesha thirrjes së kryeministrit për studentët vullnetarë, kështu që mënyra e vetme duke pasur parasysh dhe vështirësitë që po haseshin në Itali me mjetet mbrojtëse, ishte që të krijoja një fushatë online për mbledhje fondesh. Zgjodha platformën GoFoundMe pasi është e besueshme dhe transparente për publikun”-rrëfen Serxhio, ndërkohë që ndalet edhe tek të rinjtë që e kanë mbështetur.

Lexo edhe :  Çuditë politike/ I “djathti safi” Shehaj polemikë me të “majtin safi” Malaj

“Jemi studentë të degëve të mjekësisë dhe vazhdimisht jemi të zënë me provime ose me aktivitete të tjera. Për më tepër në një periudhë kur asgjë nuk dihej si do procedohej. Koha është e pakët dhe mundohemi ta vendosim atje ku duhet. Mund të them se ka qenë pak e vështirë, por nisma u prit mjaft mirë. Realizimi dhe finalizimi i saj u bë e mundur pikërisht nga dëshira e madhe e të gjithëve”-thotë Serxhio, duke shtuar se blerja e maskave u bë në Shqipëri, në mënyrë që të mos kishte kosto transporti.

Ai pohon se “Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjmë pjesën tonë” ka gjetur përkrahje të menjëhershme nga mjekët dhe pedagogët e Universitetit të Mjekësisë. Sigurisht, jo vetëm për kontributin në rritjen e kapacitetit me pajisje mbrojtëse për stafin që punon në vijën e parë të shërbimit mjekësor. Por, edhe për sensibilizimin e qytetarëve, të cilët hera herës duket se u mjafton veçse flluska e tyre. Mbështetja nuk ka munguar edhe nga Kompania ‘Gallo Albania’. Falë saj janë mundësuar 3000 maska kirurgjikale dhe 50 veshje të këtilla.

Jeta aktive ka ndaluar që prej më shumë se dy muajsh. Ndryshe nga ajo studentore. Ritmi i saj është kufizuar brenda mureve të shtëpisë. Megjithatë, vijon. “Momentalisht po i ndjek leksionet online, për t’u përgatitur për sezonin e verës. Edhe pse, nuk është ende e qartë se si do procedohet në lidhje me të”-thotë i riu, duke përshkruar gjithashtu situatën aktuale në Romë.

“Sipas statistikave të publikuara nga rajoni i Lazios, numri i rasteve pozitive në kryeqytet po vazhdon të rritet me një ritëm të qendrueshëm. Në gjysmën e parë të muajit prill, niveli i përhapjes së Covid-19 u ngadalësua. Por, filloi të rritet përsëri rreth mesit të marsit”-shprehet Serxhio.

Mbi 3 mijë mjekë janë larguar nga Shqipëria për të ushtruar profesionin e tyre në Europë. Shifrat u bënë publike më 20 shkurt të këtij viti nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Elona Meta Haubrich, e cila theksoi se pagat dhe kushtet e punës i kanë detyruar bluzat e bardha të largohen.

Megjithatë, Serxhio ka shpresë për një të ardhme më të mirë. “Besoj se ëndrra e çdo emigranti kur largohet nga vendlindja është që një ditë të rikthehet në të. Guri i rëndë peshon në vendin e tij”-shprehet i riu, duke lënë të nënkuptohet se dëshira për t’i ardhur në ndihmë jetës, ka tjetër forcë në tokën mëmë.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV