Horoskopi për ditën e shtunë, 2 maj 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Nëse do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite bëjeni këtë në heshtje dhe pasi të jeni menduar mirë. Për të pasur një shëndet më të mirë reduktoni racionet e mishit dhe konsumoni më shumë fruta dhe perime. Buxheti do jetë goxha i mire, por nuk duhet të shpenzoni pafund për veshje dhe të mbeteni me xhepat bosh.

Demi

Gjatë kësaj dite do kujdeseni shumë për imazhin tuaj dhe do mundoheni të tregoheni më të kujdesshëm me gjithçka. Ankthi do iu sjellë probleme shëndetësore. Mund të keni edhe shqetësime nga barku apo nga zemra. Gjithsesi mos u alarmoni sepse situata do rregullohet shpejt. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja do jetë e mirë.

Binjakët

Do jeni të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni më parë. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël. Merruni pak me tepër me sport që të ndiheni më mirë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por përgjithësisht nuk do keni probleme.

Gaforrja

Do ndiheni të pafuqishëm për të bërë gjëra të mëdha gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ndiheni keq. Mund të keni probleme kardiovaskulare dhe cerebrale nëse nuk tregoni kujdesin e duhur për shëndetin. Financat do mbeten të stabilizuara, kështu që mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme.

Luani

Ka mundësi të jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Shëndeti nuk do jetë problematik, madje do ndiheni edhe plot energji. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla, por asnjë gjë për të vënë alarmin dhe për të marre borxhe. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe me këmbë në tokë. Çdo hap do e hidhni me kujdes të madh. Shëndeti do jetë shumë i mirë dhe do ndiheni më të tonifikuar. Kujdes vetëm me ujin shumë të ftohtë sepse do keni shqetësime nga grykët. Buxhetin do e keni gjithë kohës në vëmendje dhe nuk do keni probleme.

Lexo edhe :  Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do dini çfarë hapash të hidhni dhe do e përjetoni keq çdo problem. Me shëndetin duhet të bëni kujdes. Mos e teproni me ushqimin dhe ruani një ekuilibër. Sipas Dritare.net, financat nuk kanë për të qenë aspak problematike kështu që me një strategji më të mirë mund të arrini edhe ta përmirësoni situatën.

Akrepi

Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do dini si të veproni. Për fat miqtë do ju gjenden pranë. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do keni për çfarë të ankoheni. Nëse doni financa më të mira duhet patjetër të ulni në maksimum shpenzimet.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite çdo gjë do varet nga mënyra juaj e sjelljes. Nëse bëni gabime situata mundet edhe t’iu dalë jashtë kontrollit. Shëndeti do jetë përgjithësisht pa probleme. Pini sa më shumë ujë të mundni në mënyrë që të ndiheni edhe më mirë. Financat do i keni tej mase kujdes dhe pak nga pak gjendja do fillojë të normalizohet.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jetë e tensionuar aspak përkundrazi do i merrni gjërat me qetësi dhe do mendoni me shumë për të ardhmen. Shëndeti nuk do përbëjë asnjë problem. Do ndiheni të qetë në këtë plan. Për financat ka për të qenë ditë e qetë. Nuk do keni aspak vështirësi për të bërë edhe disa investime të menduara.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni të përqendruar më shumë se kurrë në gjërat që do bëni. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik. Gjithsesi për t’u qetësuar bëni një kontroll të përgjithshëm tek mjeku duke folur paraprakisht në telefon me të. Në planin financiar do i bëni me kujdes llogaritë dhe gjendja ka për të qenë e shkëlqyer.

Peshqit

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe lëreni Diellin dhe Hënën t’iu udhëheqë. Shëndeti do jetë i mirë nëse ju nuk e teproni me ushqimin dhe nuk bëni një jetë sedentare. Ecni më shumë në këmbë. Në planin financiar do ketë disa ndryshime mjaft pozitive që do ju bëjnë të ndiheni më të qetë.

 

Të fundit

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë...

Lajme të tjera

Web TV