Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka konfirmuar se këtë vit nuk do të lejohet të organizohen mbrëmjet e maturës. Gjatë një komunikimi me nxënës në Facebook, Shahini theksoi se në këto evente nuk mund të garantohet distancimi fizik.
“Fatkeqësisht jo. Mbrëmja e maturës nuk do të lejohet. Janë festa që nuk e mundësojnë distancimin social mes nxënësve kështu që këtë vit duhet të anulohen dhe të gjejnë forma të tjera për të festuar”, tha Shahini.
Mbrëmja e maturës organizohet nga maturantët në përfundim të shkollës së mesme, por për shkak të koronavirusit këtë vit do të anulohet.