Njeriu mund të infektojë kafshët shtëpiake, por jo e anasjellta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me shfaqjen e koronavirusit, Fakultetin për mjekësi veterinare filloi testimin e kafshëve. Deri më tani janë konfirmuar disa raste të një lloj koronavirusi te kafshët.

“Bëmë disa ekzaminime preliminare të materialeve prej kafshëve me sëmundje të sistemit respirator. Te një pjesë e madhe, mund të them se konstatuam prezencë të një lloj koronavirusi tipik për kafshët. Ky është virus i cili është analog me virusin i cili te njerëzit shkakton ftohje të zakontë”, tha Kirill Kërstevski – profesor doktor.

Koronavirusi te kafshët nuk është diçka e re për shkak se është paraqitur si virus sezonal te disa kafshë duke shkaktuar probleme të sistemit respirator dhe sistemit të tretjes.

Macet janë ndër kafshët që kanë ngjashmëri në simptomat si të njerëzve, por nuk bëjnë përjashtim as bagëtia e as dhentë.

Tani për tani vetëm në Francë është regjistruar një rast kur macja është infektuar nga njeriu. Ekspertët apelojnë të respektohet distanca fizike nga kafshët shtëpiake.

“Njerëzit që janë infektuar dhe kanë kafshë shtëpiake, t’i përkufizojnë kontaktet me ta dhe t’i trajtojnë si anëtarët e tjerë të familjes për shkak se mund të infektohen me virusin”, deklaroi Kirill Kërstevski – profesor doktor.

Mace të shëndetshme deri në një shkallë të caktuar mund t’ua transmetojnë virusin maceve të tjera, por jo njeriut. Sipas njohurive shkencore, kafshët shtëpiake nuk infektohen lehtë me koronavirus madje edhe nëse pronarët e tyre janë të infektuar.

Në botë deri më tani katër mace janë të infektuara me koronavirus, ndërsa pronarëve të tyre u është rekomanduar që t’i mos i lëshojnë jashtë dhe të mbajnë distancë fizike.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV