Shkëmbim zjarri mes dy Koreve, nuk raportohen viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarë ushtarakë në Seul njoftuan të dielën se Koreja e Veriut qëlloi disa herë me armë zjarri duke goditur një postbllok të Koresë së Jugut në rajonin kufitar të fortifikuar që ndan të dy vendet. Sipas njoftimeve nuk pati viktima apo dëme materiale, por ushtria e Koresë së Jugut u kundërpërgjigj duke qëlluar me armë zjarri si dhe bëri një paralajmërim që u transmetua përtej kufirit, sipas shefit te Shtatmadhorisë ushtrisë së Koresë së Jugut.

Nuk është e qartë se përse Koreja e Veriut qëlloi me armë, incident që sipas Seulit nisi në 7:41 të mëngjesit me orën lokale. Koreja e Veriut nuk ka bërë komente mbi ngjarjen.

Disa orë pas incidentit, zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thanë se besojnë se të shtënat me armë zjarri nga Koreja e Veriut nuk ishin të qëllimshme. Nuk është ende e qartë se si Seuli doli në këtë përfundim. Komanda e Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, trupa ushtarake që mbikëqyr punën në Zonën e Çmilitarizuar i tha Zërit të Amerikës se “ishte në dijeni të incidentit që kishte ndodhur në afërsi të kësaj zone sot në mëngjes”. Komanda njoftoi se do të nisë një hetim të plotë sa më shpejt, duke filluar nga nesër (e hënë 4 maj) për të përcaktuar nëse ka pasur një shkelje të arrëveshjes së armëpushimit dhe duke u ofruar raportin autoriteteve përkatëse në përfundim të hetimit. Ushtria amerikane ka rreth 28,000 trupa në Korenë e Jugut./VOA

Të fundit

“Çmenduri të shkosh me kënetën”/ Rama: PS nuk mundet dot

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në...

Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se PD po pret një sinjal nga SHBA, për...

Na paskan mashtruar? Kina “shkund” rrjetin, e vërteta pas markave luksoze

Një hap pas i Presidentit amerikan Donald Trump për vënien e tarifave ndaj Kinës, nuk vjen pa arsye… Teksa miliona biznese po përballen me “furinë” e...

Ja çfarë duhet të dini/ Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’

Kur gatuani, zgjedhja e vajit është shpesh një veprim rutinë që e i hidhni në tigan dhe kemi në raft pa menduar shumë. Por...

Zgjedhjet e 11 Majit sipas Astrologjisë: Ja kush është lideri që ka yjet në favor?

Zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri po afrohen me tension, mobilizim të madh dhe një terren politik të fragmentuar, ku figura të reja përplasen...

Lajme të tjera

Web TV