Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuari i parë i emisionit “Hard Talk” të gazetarit Roland Qafoku, pjesë e grupit mediatik “Fjala”. Në fillim të intervistës, gazetari Qafoku i kujtoi Metës disa nga betejat e tij më të rëndësishme si politikan.
Në fakt zoti President mua më rezulton në studimet e mia ë thelluara që në këto 30 vite të politikës shqiptare, ju jeni politikani që keni bërë më shumë beteja politike që kanë lënë gjurmë në historinë e politikës së tranzicionit. Më lejoni t’i rikujtoj sepse ju i dini shumë mire, por për teleshikuesit. Beteja e parë protesta në Poliçan në vitin 1992, që solli heqjen e imunitetit tuaj…
Beteja e parë është për pluralizmin politik, në dhjetor 1990, po s’ka problem.
Po them si politikan sepse aty nuk keni qenë politikan. Beteja e dytë fitorja si i vetmi deputet në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 në Skrapar. Bëri që ju të ishit nga të paktët deputetë të PS në Kuvend.
Të 22 marsit në vitin 1992, 6 deputetë vetëm në mazhoritar.
Unë e kisha fjalën te pjesa ku PS në ’96 kishte shumë pak.
E vërteta është që në ’96 unë e humba betejën sepse zgjedhjet u manipuluan totalisht por kur erdhën njoftimet në Tiranë që fituam edhe në Skrapar atëherë u dha porosia që, mos se Skraparin nuk do na e besojë njeri, kështu që…
Ka qenë Kudret Çela në mos gaboj, i PD-së
Nuk e di kush ka qenë, por ata që fituan atje dhanë lajmin e gëzueshëm që “mos, tani nuk do të na besojë më njeri që fituam edhe në Skrapar, lëreni Skraparin”. Kshu që nuk e konsideroj një betejë të fituar personalisht në ’96 se ishte e pamundur.
Në ’97 ishit pjesë e asaj betejë tashmë që njihet me pushtetin autokratik të Berishës. Në 4 tetor 2001 në KPD e famshme ju keni qenë kryeministër dhe më pas ju dhatë dorëheqjen. Në 5 maj të 2004 u shkëputët nga PS dhe krijuat e themeluat LSI-në dhe kjo ishte një betejë që nuk është për t’u harruar. Në vitin 2009 beteja me Edi Ramën ku kaluat në koalicion me Berishën.
Harruat 2008-ën, e cila ishte shumë e rëndësishme sepse vuajmë sot ende pasojat e ndryshimeve tepër të nxituara Kushtetuese.
Beteja që tashmë dihet me videon e Dritan Priftit të cilën ju e fituat në Gjykatë. Pas kësaj doli dhe një video tjetër. Pas kësaj është edhe kjo e fundit për ‘grushtin e shtetit’, që ju keni proklamuar si të tillë. Këtë e kisha renditur si betejën e nëntë, por ju shtuat dhe nja dy-tre të tjera.