Bojkoti i opozitës i gabuar, Meta: Më mirë të jesh pjesë e ngjarjeve sesa të dalësh jashtë tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta vijon të kritikojë vendimin e opozitës për të braktisur Parlamentin dhe për të djegur mandatet parlamentare. Këtë Meta e bëri edhe gjatë intervistës në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al me gazetarin Roland Qafoku.

“Ajo që unë e kam bërë të qartë si mosvërejtje apo si mospajtim apo si një shqetësim shumë të madh ka qenë prej kohësh fakti që opozita u largua nga Parlamenti dhe që nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin me një platformë gjithëpërfshirëse. Këto janë dy momentet që janë komplekse sepse duhet të jemi të qartë se hapësirat e saj në Kuvend u ngushtuan jashtëzakonisht shumë por në fund fare ajo ra pre e një provokimi duke u larguar në atë mënyrë ashtu si edhe u zëvendësua në një mënyrë mjaft të përshpejtuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe proceduart parlamentare.  Kuptohet që realizoi një gabim mjaft të rëndë, i cili na sjell në një situatë anormale në të cilën ndodhet vendi. Unë jam gjithmonë i bindur se nuk mund të arrijmë standardet e Danimarkes, brenda as një dite, brenda as 1 viti dhe as 30 viteve. Duhen shekuj për të arritur ato standarde, por për mua bojkoti ka qenë dhe mbetet i gabuar. Ka një thënie të famshme franceze që nuk duhet të mungosh në asnjë takim. Më mirë të jesh pjesë e ngjarjeve sesa të dalësh jashtë tyre. Ky është mospajtimi im apo shqetësimi im në lidhje me sjelljen e opozitës sepse në demokraci nuk duhet lëshuar asnjë hapësirë. Çdo hapësirëqë t’i lë bosh plotësohet nga dikush tjetër dhe kjo nuk është midis qeverisë dhe opozitës, por kjo dëmton siç e ka dëmtuar praktikisht gjithë sistemin e llogaridhënies në vend, dhe kjo nuk dëmton vetëm anëtarët dhe simpatizantët e opozitës por edhe gjithë qytetarët e tjerë”, tha Meta.

Lexo edhe :  "PD-ja s'e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje'

Me zotin Basha takimi i fundit është ai para protestës së 2 marsit?

Jo, me zotin Basha jam takuar edhe në situate të tjera kur nuk ka qenë kjo situatë, situata e pandemisë.

Por zoti Basha ka një qejfmbetje nga ju zoti President, ai vetë nuk e ka artikuluar, por struktura të Partisë Demokratike në rrjetet sociale ju kanë masakruar në një formë apo në një tjetër. Dhe nuk kuptohet fare që është e orkestruar. Ata mendojnë dhe janë të bindur se ju keni bërë një marrëveshje me zotin Rama.

Unë nuk e di se çfarë përdorin përkrahësit e zotit Basha apo të kujtdo tjetër, nëse bëhet fjalë për ndryshimet e fundit në Kodin Penal, por unë mendoj që sjellja e Presidentit, aq më tepër e përgjithshme ka synuar që të ndihmojë në mirëmenaxhimin e një situate të jashtëzakonshme ku është e qartë si një boshllëk në Kodin Penal në situatën e kësaj pandemie apo të çdo lloj epidemie që kërcënon shëndetin e qytetarëve, ajo që presidneti bëri ishtë një kontribut për të vendosur standardet më të larta evropiane duke iu referuar dhe duke i patur më të kujdesshme se ato të Danimarkës dhe e them këtë gjë se në rast se nuk do ishte bërë ky bashkëpunim i Presidentit me mazhorancën, jam i sigurt se ajo çka do të ishte miratuar do ishte shumë e rrezikshme dhe kërcënuese për çdo qytetar. Unë veprimet e mia i bëj me bindje në interesin më të mirë të shtetit dhe qytetarëve, kritikat i pranoj, por kur ato janë të stisura koha i  tret me shpejtësi.

-“Basha të gënjen edhe për orën”, Meta flet për raportin aktual me kreun e PD

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV